Katari & Mauritania ‘bllokadë’ Izraelit
Doha/Nouakchot - Katari dhe Mauritania kanë vendosur të pezullojnë marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Izraelin, bëri të ditur sot televizioni "al-Jazeera" me qendër në Doha . Lajmi erdhi ndërkohë që politikanët myslimanë dhe arabë janë mbledhur në Doha për të diskutuar rreth një përgjigjeje ndaj ofensivës trejavore izraelite në Gaza. Televizioni "al-Jazeera", i cili administrohet nga qeveria e Katarit, nuk dha ndonjë burim.