Sulmi izraelit me fosfor të bardhë dënohet nga mediat
Sulmi i fundit izraelit mbi Rripin e Gazës me predha të mbushura me fosfor të bardhë është denoncuar nga disa media ndërkombëtare, si përdorimi i armëve të ndaluara ndërkombëtarisht. Në një shkrim të datës 27 Dhjetor 2008, prestigjozia “The Times” publikon një foto të marrë në kufirin me Rripin e Gazës, ku të fokusuar janë disa predha të cilat sipas kësaj të fundit në përbërjen e tyre kanë fosfor të bardhë.
Nga ana tjetër, fakteve dhe fotografive të gazetave perëndimore, ushtria izraelitë i është përgjigjur duke thënë se janë brenda rregullave ndërkombëtare, dhe të ashtuquajturat predha me fosfor të bardhë nuk janë të tilla por një lloj tjetër predhe të cilat i përdorin për të shenjuar objektivat qe do të sulmohen.
Çfarë janë këto lloj armësh dhe cili është efekti i tyre mbi njerëzit? –Sipas kimistëve, fosfori i bardhë është një lëndë kimike e cila mund të prodhohet në kushtet e një teknologjie të lartë. Në kontakt me oksigjenin fosfori i bardhë shkakton djegie shumë të rënda të lëkurës duke e bërë një nga lëndët kimike më të rrezikshme.
Ambienti ku prodhohet fosfori i bardhë nuk duhet të ketë kontakt me oksigjenin, pasi një kontakt sado i shkurtër do të bënte të niste reaksioni kimik i cili nuk do të ndalej deri në djegien totale të lëndës. Specialistët e kimisë bëjnë të ditur se lënda qe ushtria hebreje hedh çdo ditë mbi kokat e popullit palestinez është aq i rrezikshëm sa përveç djegieve të lëkurës mund të shkaktojë edhe sëmundje të përhershme.
Kështu, oksidi i azotit qe çlirohet pas djegies së fosforit shkakton sterilitet, ndërsa oksidi i zhivës është një gas me cilësi mbytëse. Ndikimi bombës me fosfor të bardhë varet edhe nga kushtet e motit. Një mot me erë do ta ulte shumë ndikimin mbi objektivin e caktuar.