Katari, njeh pavarësinë e Kosovës
Katari është shteti i parë që e ka njohur Kosovën këtë vit. Lajmi për njohjen nga ky shtet arab erdhi nga ambasada e Kosovës në New York, e cila ka njoftuar se ka pranuar letrat kredenciale për njohjen zyrtare të Kosovës.Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.
Tashme Kosova eshte njohur nga 73 vende. Shteti i fundit që e njohu Kosovën, ishte Tuvalu, në nëntor të vitit të kaluar.
Kjo njohje erdhi në kohën kur u shtua mundesia se numri i njohjeve mund te pengohet pas raportit të Dick Martyt në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, pasi ky raport reflektoi negativisht jo vetëm në shtimin e njohjeve, por edhe në imazhin e shtetit në të ri.
Shteti i Katarit shtrihet në Gadishullin Arabik dhe kufizohet me Arabinë Saudite. Ka më shumë se 1.5 milion banorë dhe ka nje zhvillim të madh ekonomik dhe udhëhiqet nga emirët.