E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katari i bleu votat për Botërorin 2022!!

Gazeta sportive prestigjioze franceze "France Football" sot ka publikuar një lajm bombastik ku thuhet se Katari i ka blerë votat për të marrë të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror "Katari 2022".

Gazeta e famshme sportive ka nxjerrë një dosje prej 20 faqesh në të cilën ka bazë të akuzoj shtetin e pasur aziatik se ka fituar këtë të drejtë me blerje votash.

Michel Platini thuhet se është i përzier në këtë rast pasi që atë e kanë parë në një darkë me kryeministrin e Katarit, ku edhe mund të jenë manipuluar votat.

Pas këtij hetimi gjasat janë që vendimi që Katari të organizoj këtë botëror të anulohet për tu hapur një garë e re.
Edhe Michel Platini mund të jetë "viktimë" e këtij rasti nëse hetohet saktësia e këtij burimi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›