Katari njeh pavaresine e Kosoves

Katari eshte vendi i 71 qe njeh pavaresine e Kosoves. Qeveria e Kosoves ka njoftuar se princi i vendit arab i ka konfirmuar kryeministrit Thaci se njohja e pavaresise se Kosoves nga Katari nuk eshte ceshtje e hapur por nje pune e permbyllur dhe se pritet vetem formalizimi i vendimit. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka perfunduar viziten e tij zyrtare ne Katar gjate se ciles eshte folur edhe per thellimin e marredhenieve mes dy vendeve e sidomos ato me karakter ekonomik.