E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofa natyrore në Librazhd, nis ndërtimi i rrugës

Që prej disa ditësh po punohet për rindërtimin e rrugës së shkatërruar e cila lidh 5 fshatrat e Librazhdit me rrugën kryesore. Rruga që lidh fshatrat Gurëshpatë-Vilan, u shkatërrua 2 muaj më parë pas një katastrofe natyrore që përfshiu zonën e Polisit. 

LIBRAZHD- Ka filluar ndërtimi i rrugës që lidh fshatrat Gurëshpatë-Vilan, me një segment prej 300 metrash linearë, i cili u shkatërrua rreth 2 muaj më parë pas një katastrofe natyrore që goditi zonën e Polisit në rrethin e Librazhdit. Për të bërë të mundur rikthimin e normalitetit në këtë segment që prej disa dutësh aty po punohet për rindërtimin e rrugës së shkatërruar, e cila lidh 5 fshatrat e krahinës së Polisit me rrygën kryesore.
Punimet në segmentin e shkatërruar fillimisht i kanë nisur vetë banorët e zonës.
Banorët e fshatit Gurëshpatë, presin ndihmën e premtuar nga qeveria, ndërsa 25 familjet e dëmtuara nga rrëshqitja e dheut në lagjen Qafëdardhë presin të sistemohen në ambientet e repartit ushtarak siç u është premtuar nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Elbasanit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›