Kushtetuesja rrëzon 2 nene të ligjit “Për funksionimin e gjyqësorit”
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje 2 nene të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor”. Me një votim 5 me 4, trupi gjykues i drejtuar nga Sokol Berberi 2 nene të projektit të Ministrisë së Drejtësisë, që i jep më shumë kompetenca kancelarëve.
TIRANE- Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje disa nene të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor”. Me një votim 5 me 4, trupi gjykues i drejtuar nga Sokol Berberi hodhi poshtë të paktën 2 nga 3 nene të projektit të Ministrisë së Drejtësisë, që i jep më shumë kompetenca kancelarëve dhe që ngjalli një reagim të fortë të Shoqatës së Gjyqtarëve, kohë më parë.
Ligji i miratuar nga maxhoranca vitin e kaluar u ankimua nga Shoqata kombëtare e Gjyqtarëve në mes të dhjetorit të kaluar, në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtarët u kërkuan deputetëve të mos e miratonin projektin për administratën e gjyqësorit, sepse rrëzon pavarësinë e drejtësisë në vend. Të përfaqësuar nga kryetarja e shoqatës së tyre, Manjola Bejleri, gjyqtarët shprehën kundërshtitë se, me anë të këtij ligji po kërkohej t'i hiqej totalisht mundësia e pushtetit gjyqësor për të administruar shërbimet në gjykatë, duke ia kaluar ato Ministrisë së Drejtësisë, një organ ky që i përket pushtetit ekzekutiv. Një ankesë tjetër e gjyqtarëve ishte se, nuk ishte marrë mendimi i tyre dhe nuk është përfshirë as vetë KLD-ja në grupin e punës, duke e përjashtuar qeverinë e gjyqësorit, si grupimi më i interesuar në këtë projekt. (e.n/News24/Balkanweb)