E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, Kartat, shfaqen probleme me emrat në lista

2000 qytetarë në qytetin e Korçës të cilët nuk janë të pajisur me pasaportë nuk figurojnë në listën e emrave ardhur nga Ministria e Brendshme për pajisjen me karta. Ndërkohë që janë dhe 400 emra të tjerë të personave të vdekur që ekzistojnë në lista. 

KORÇE- 400 emra të personave të vdekur figurojnë ende në listat e ardhura nga Ministria e Brendshme në qytetin e Korçës. Kjo është situata më e fundit që sundon në gjendjen civile të bashkisë së qytetit. Drejtuesit e këtij institucioni ngrejnë shqetësimin e këtij numri të konsiderueshëm personash të cilët i përkasin datëlindjes 1800-1900, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e Ministrisë së Brendshme për heqjen nga lista të këtyre emrave.
Një tjetër problem, po kaq serioz është mosfigurimi në listat e ardhura nga Ministria e Brendshme të 2000 qytetarëve që nuk janë të pajisur me pasaportë dhe që nuk gjejnë emrin e tyre në këto lista.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›