E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofë ajërore mbi Oqeanin Atlantik

Paris- Shpresat për gjetjen e avionit të zhdukur me 228 persona në bord po veninet pak e nga pak. Ajo që duket më e mundshme, është katastrofa e rënies së tij në oqean, duke mos lënë mundësi për persona të mbijetuar. Avioni i kompanisë Air Francë, Airbus 330-200, është nisur të dielën në aeroportin brazilian të Rio de Janeiro, me qëllim destinacionin e tij në Paris të Francës.

Dy orë para se të mbërrinte në destinacion, avioni u zhduk nga radarët. Presidenti francez Nicola Sarkozy deklaroi se për momentin nuk ka asnjë detaj për të kuptuar atë që ka ndodhur, ndersa edhe ai vetë shprehet pesimist për gjetjen e të mbijetuarve. Drejtori i përgjithshem i kompanisë franceze, Pierre-Henry Courgeon,njoftoi se zona e tragjedisë është lokalizuar, ndërsa sqaron se katastrofa ka ndodhur në gjysmë të rrugës.

Kërkimet e autoriteteve braziliane po kryhen rreth ishullit Fernando di Noronha, por sipas mediave vendase avioni mund të jetë zhdukur 700 kilometra larg brigjeve, ku Oqeani arrin deri ne 4 mijë metra thellesi.

Avioni u zhduk rreth orës 09:00 të ditës së djeshme, duke mos lënë asnjë gjurmë. Ai duhet të mbërrinte në Paris në orën 11:15 minuta, por u zhduk nga radarët, duke "marrë" me vete edhe fatin e mbi 200 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›