Rama: Zgjidhni rrugën e re
Durrës-Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Durrës, në vijim të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se janë edhe 27 ditë nga ndarja me të shkuarën. “Ne jemi partia e qytetarëve që jetojnë në qytet e në fshat, sepse për ne nuk ka një Shqipëri qytetarësh e një Shqipëri fshatarësh, po një Shqipëri të vetme qytetarësh të barabartë të republikës sonë. Këtë frymë në skuadrën tonë e përforcon edhe prania e Ali Dobroshës që u kthye edhe ai nga emigracioni e sot është një arsye e fortë që banorët e Qerretit e të ultësirës rurale të Durrësit të votojnë listën e Partisë Socialiste”-theksoi Rama.
Ai shtoi se me votën që kanë në dorë, qytetarët do të zgjedhin midis dy rrugësh; ose rrugën e vjetër, ose rrugën e re, që do të thotë ndarje me të shkuarën.
“Sot shqiptarët meritojnë më shumë sesa të njëjtën luftë të vjetër gjelash që kacafyten me njëri-tjetrin. Mjaft 18 vjet me kacafytjen e gjelave të politikës majë plehut të prapambetjes për shkak të politikës. Eshtë koha e një vizioni të ri për politikën, për vendin dhe për njëri-tjëtrin. Sot shqiptarët meritojnë më shumë sesa një politikan që fiton mbi një tjetër politikan në garën e ulët të denigrimit mes njëri-tjetrit”-tha kreu socialist.