PD çel zyrtarisht fushatën
Tiranë-Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. Në një miting madhështor në sheshin “Skënderbej”, partia që qeveris vendin prej katër vitesh, me në krye Sali Berishën, ka kërkuar edhe njëherë votën e qytetarëve shqiptarë për të vijuar reformat e ndërmarra në mandatin e parë.
“Sot, ne nisim startin e madh për fitoren e dytë. Fitoren, e cila do të ketë si motër 22 marsin e vitit ’92. Fitoren, e cila do të ketë për mision ëndrrën e madhe europiane të tirananasve, të mbarë shqiptarëve. Tirana europiane do të ndërtojë Shqipërinë europiane, si të jetë Tirana, do të jetë Shqipëria”-deklaroi kryeministri Berisha.
Berisha shtoi se “katër vitet që vijnë janë vitet e projektit tonë të madh, projekt, me të cilin qytetarët shqiptarë, qytetarët e Tiranës, njëlloj si ata të vendeve europiane, do të kenë rrugët, autostradat, transportin e standardeve më të mira”. Kryeministri i vendit ka premtuar se katër vitet e ardhshme, shqiptarët do të kenë 24 orë ujë të pijshëm, shkolla evropiane si dhe një sistem shëndetësor dinjitoz.
“Në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, në katër vitet që vijnë do të krijojmë së bashku 160 mijë vende pune të reja. Tirana do të jetë në katër vite kryeqyteti me unazën më moderne dhe më të re në Evropë, i unazës së madhe dhe korridoreve të saj”-vijoi kreu i Partisë Demokratike. Në fund, Berisha ka premtuar se Tirana evropiane, Shqipëria evropiane do të jetë kryeqyteti i vendit, qytetarët e pensionistët të cilët do të paguhen edhe më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së.