E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofe ekologjike ne Erzen

E cilësuar aktualisht si bomba ekologjike më e rrezikshme në vend, mbetjet urbane vazhdojnë të mbeten ndotësit më të mëdhenj për lumenjtë.
Niveli i ndotjes në lumin Erzen e pikërisht në vendin, i cili shërben si venddepozitim i mbetjeve urbane e industriale fare pranë qendrës e administratës së bashkisë së qytetit është alarmante.
Prej vitesh në afërsi të lumit Erzen, fare pranë brigjeve të tij derdhen në shkelje të plotë të ligjit, tonelata mbetjesh urbane të qytetit të Shijakut.
Kjo pikë e nxehte është krijuar prej vitesh, ndërsa zona në një sipërfaqe prej më shumë se 4 dynymë është e pushtuar nga plehrat, ku ndotja e lumit arrin në nivele të larta.
Afërsia e vendepozitimit të mbetjeve me lumin bën që mbetjet urbane një pjese e të cilave mbeturina plastike të rrëshkasin, duke u marrë nga rrjedha e ujërave të lumit, për të përfunduar kushedi se ku.
Specialistët e mjedisit në Durrës shprehen se janë njohur me problemin, por hapi i tyre i vetëm ka qënë vënia në dijeni e bashkisë së Shijakut si dhe marrja e masave për mbylljen e fushës së plehrave.
Ndërkaq drejtori i ARM-së në Durrës Ramazan Kalia sqaron se nëse bashkia e Shijakut nuk zbaton detyrat e lëna për krijimin e një mjedisi ekologjikisht të pastër në këtë zonë, do të penalizohet rëndë.
Vendepozitimi i mbeturinave urbane në Shijak ndodhet vetëm 1 km larg qendrës së qytetit, ndërsa sipas matjeve paraprake rezulton se në këtë vend ndodhen qindra tonë mbetje urbane të papërpunuara.
Ndërsa, derdhja e tonelatave me mbeturina buzë lumit dhe djegia e tyre ndër vite është parë si zgjidhja më e shpejtë për bashkinë e Shijakut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›