E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane perfshihet nga flaket nje banese evakuohen banoret

Një banesë private është përfshirë nga flakët në rrugën që lidh zonën e Bërrylit me rrugën Hoxha Tahsim, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.
Ka qenë një telefonatë që ka mbërritur në shërbimin zjarrfikës , ecila raportonte për zjarrin e rënë, ndërsa në vendngjarje janë dërguar dy zjarrfikëse, të cilat kanë nisur menjherë punën për lokalizimin e zjarrit dhe moslejimin e përhapjes së flakëve. Ndërkohë që mësohet se janë evakuuar banorët e shtëpisë.
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, ndërsa mësohet se ka mbërritur edhe nje grupi i oficerëve numër 4, të cilët janë në pritje të shuarjes së zjarrit për të hetuar shkaqet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›