E Diel, 1 Nëntor 2026

Perkujtohet sot 100 vjetori i Titanikut

100 vjetori i mbytjes së anijes “Titanik” kujtohet sot në të gjithë botën, me një sërë evenimentesh, përfshirë edhe në vendin ku u ndërtua anija në Belfast.
Kopshti përkujtimor i Titanikut, me emrat e 1512 viktimave të gdhendur në 5 pllaka të mëdha bronzi, do të hapet afër vendit nga ku u nis anija.
Një tjetër aktivitet po zhvillohet në Southampton, nga ku nisi dhe udhëtimi për në Nju Jork.
Edhe në Atlantikun verior, atje ku ndodhi mbytja, anija Balmoral ndodhet atje për të përkujtuar momentin kur Titaniku u godit nga ajsbergu. Anija ndodhet atje ku Titaniku u mbyt, pikërisht 460 km nga bregdeti i Njufoundland në 15 prill dhe pasagjerë e anëtarë të bordit po zhvillojnë aktivitete përkujtimore.
Një tjetër anije, Azamara Journey, është nisur nga Nju Jorku për të marrë pjesë në ceremoni.
Pasardhësit e viktimave pritet të jenë në pranishëm në ceremoni e aktivitete, ku do të vendosen kurora me lule si dhe do të mbahet një minute heshtje për të kujtuar ata që humbën jetën.
Tragjedia do të perkujtohet edhe në pjese të tjera të globit. Një ekzpozitë me Titanikun, do të mbahet në Las Vegas, San Diego, Houston dhe Singapore.
Qendra më e madhe e vizitorëve u hap 2 javë më parë në Belfast, atje ku Titaniku u ndërtua.
Ndërtesa deri më tani ka tërhequr më shumë se 45 mijë vizitorë.
100 vjetori i tragjedisë do të kujtohet me një seri eventesh solemne, të cilat do të hedhin më shumë dritë mbi realitetin tragjik të katastrofës detare më të famshme në histori.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›