Rozberg triumfon në Kinë, gafë e rëndë e MekLaren
PEKIN-Niko Rozberg i Mercedes GP ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kinës, duke fituar garën e parë në karrierën e tij në Formula 1.
Gjermani e ka bërë një gjë të tillë 27 vjet pas fitores së të atit Keke, duke përfituar edhe nga një gabim i rëndë i mekanikëve të MekLaren, në momentin e ndërrimit të gomave të Xhenson Baton. Britaniku në fund i rendit i dyti, përpara shokut të skuadrës Ljuis Hamilton, ç'ka tregon se skuderia angleze është në në formë të shkëlqyer.
Vendi i katërt dhe i pestë u ka takuar dy pilotëve të Red Bull, Mark Veber e Sebastian Fetel, ndërkohë që Ferrari nuk ka shkuar më shumë se një vend i 9-të me Alonson. Me 3 fitues të ndryshëm në 3 gara, kampionati i Formula 1, që kryesohet nga Hamilton, ka nisur më i bukur se kurrë.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)