Drecun: Fatale refuzimi i listës ‘Serbia’ nga KQZ në Prishtinë
Në raundin e ardhshëm të bisedimeve Thaçi-Dacic, të dielën në Bruksel, Serbia do të reagojë ashpër në përpjekjen e Prishtinës që t’u bëjë obstruksion zgjedhjeve në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.
Beogradi përmes kanaleve diplomatike tashmë "ka paralajmëruar kreun e BE-së për qëllimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të mos certifikojë listën unike serbe për shkak të emrit të saj 'Serbia'”.
Për këtë shkak të enjten është anuluar mbledhja e planifikuar e KQZ-së, në të cilën është dashur të verifikohen listat. Vendimi përfundimtar sipas të gjitha gjasave do të merret pas takimit të ri në mes kryeministrave Thaçi dhe Dacic me baroneshën Ashton.
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë për “Novosti” se refuzimi i Prishtinës që të pranojë listën “Serbia” do të ishte një goditje fatale për marrëveshjen e Brukselit dhe se një gjë të tillë BE-ja nuk do ta lejonte.
“Emërtimi ‘Serbia’ nuk ndikon në statusin e Kosovës dhe plotësisht është në harmoni me marrëveshjen e Brukselit. Nuk vjen në konsiderim që ai emërtim i listës të ndryshohet”, tha Drecun.
(a.k/tg/BalkanWeb)