Eriksson, selektor i Bregut të Fildishtë

Sven Goran Eriksson është emëruar selektor i Bregut të Fildishtë për Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Strategu suedez është zgjedhur në detyrë para ish menaxherit të Manchester Cityt, Mark Hughes, dhe ish trajnerit të Real Madridit, Bernd Schuster.
“Ai është trajner me përvojë të dëshmuar në futbollin evropian dhe botëror. Objektivi i tij do të jetë sigurimi i paraqitjes dinjitoze në Kampionatin botëror”, thuhet në një komunikate të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë.