E Diel, 1 Nëntor 2026

Të gjithë kundër Hakiut

29/03/10 15:30

Ndryshe nga herët e tjera banorët e shtëpisë së BB vendosin që ta servirin drekën në amjentin jashtë shtëpisë duke përfituar nga koha e mirë dhe dita e ngrohtë. Gjatë kohës që hanë drekën banorët fillojnë të ngacmojnë Kikën i cili pati një debat me Domenikën disa orë më parë dhe kjo e fundit pasi diskutoi me Mandin dhe Klodin thanë që të. Kika u thotë banorëve se në vetvete është i sigurtë. Pas ngacmimimeve të terthorta për sigurinë e Kikës për të shkuar deri në finale dhe marrjen e çmimit në Prishtinë. Banorët i thonë Hakiut se ai nuk është i sigurtë në vetvete dhe komentojnë disa nga fjalët dhe sjelljet e tij. Ky i fundit i kundërshton banorët dhe thotë se ai është shumë i fortë dhe ka një besim dhe siguri të madhe në vetvete. Banorët debatojnë me Kikën duke i sjellë kundërargumenta për këtë gjë. Mandi i thotë se ai ndoshta e mendon veten si të fortë, por ndoshta shumë shpejt do ta kuptojë që nuk është i tillë. Klodi gjithashtu bën komente dhe thotë se fakti që Kika dështoi në tentativën e tij për të lënë cigaren, e tregon atë si një njeri të dobët. Banorët gjykojnë Kikën dhe i thonë që ai duhet të mos bëjë deklarata për gjëra të cilat nuk arrin që ti realizojë. Mandi i thotë Kikës se ai duhet të njohë limitet e veta. Në debat kundër Kikës merr pjesë edhe Edi i cili thotë se Kika është egoist dhe është munduar që në lojën e tij të përfshijë edhe Edin. Kika e kundërshton duke i thënë se ai jo vetëm që nuk e ka përfshirë Edin në asgjë, por ka harruar që ky i fundit është pjesë e banorëve të shtëpisë sepse sipas Kikës, Edi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në gjumë. Kështu debati tashmë zhvillohet për lojën e Edit ku banorët mbrojnë Edin dhe i kundërvihen Kikës. Banorët që në klipin e Edit flisnin fjalët më të këqija për të, tashmë dalin në mbrojtje të tij, ndërsa në mbrojtje të Kikës del herë pas herë vetëm Erioni. Banorët debatojnë edhe për sjelljet e tyre gjatë javëve në nominim dhe gjatë javëve kur nuk janë në nominim duke dhënë secili mendimet e veta. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›