Kate dhe Will kurore me 29 prill
Ne me pak se nje jave nga njoftimi i marteses se tyre cifti Kate dhe William kane bere dje te ditur edhe daten dhe kishen ne te cilen do te vene kurore. Sikunder prisnin te gjithe behet fjale per nje dite pranvere
Brenda nje jave nga njoftimi se kishin vendosur per te kaluar jeten bashke dje cifti mbreteror Kate dhe William bene te ditur edhe daten e marteses. Por pati shume spekulime gjate ketyre diteve. Kishte nga ata qe thoshin se cifti do te lidhte kurore ne vere e te tjere qe mendonin se data e rendesishme do te ishte shume me afer ne pranvere. Dhe ne fakt dje cifti ka konfirmuar se do te martohet ne 29 prillin e ardhshem dhe sipas vete Kryeministrit te vendit Cameron kjo do te jete nje feste per te gjithe dhe nje dite pushimi per britaniket ndersa kisha ku do te mbahet ceremonia dhe Kate e William do te shpallen burre e grua eshte Wastminister Abbey kisha historike e Londres ku u organizua funerali i Dianes ne vitin 1997. Sipas burimeve te pallatit mbreteror cifti e zgjodhi nje vend te tille per bukurine e vecante te tij per intimitetin qe u krijon njerezve dhe per lidhjet historike mbreterore qe ajo ka. Ne fakt per sa i perket 29 prillit ajo eshte edhe dita e Shen Katerines se Sienes dhe Kate emrin e saj te gjate e ka Katerine. Ndryshe nga tradita e deritanishme e dasmave mbreterore qe jane organizuar te merkurave apo te enjteve 29 prilli i ardhshem eshte dite e premte. Sekretarja personale e princit William tha se cifti e zgjodhi abacine 1000-vjecare ne qender te Londres per shkak se ajo mbi te gjitha te krijon nje ndjesi privatesie. Kjo edhe pse mund te zere 2000 veta. Ne te gjithcka te jep pershtypjen e nje kishe fshati. Te thjeshte dhe pa shume ekzagjerime e zbukurime qe jane karakteristike per katedralet e medha. Dhe sic e thame me siper sigurisht qe ajo mbart edhe nje histori te gjate mbreterore. Gjyshja e William-it Mbreteresha Elisabete II dhe mamaja e saj jane martuar te dyja ne ate kishe. Ne po ate kishe jane kurorezuar dhe mbreterit e mbretereshat britanike dhe madje aty jane varrosur edhe 17 monarke. William dhe Kate vendosen qe te mos zgjidhnin per kete date te shenuar katedralen e Shen Palit edhe pse ajo ishte katedralja ku vune kurore prinderit e Mbretit te ardhshem Diana dhe Carls ne vitin 1981.
Familja mbreterore dhe familja e Kate do te mbulojne shpenzimet e dasmes te pritjeve para ceremonise dhe te muajit te mjaltit pervec sigurise. Nderkaq jane te shumta dilemat ne lidhje me organizimin e nje ceremonie luksoze ne nje kohe kur britaniket jane ne mesin e nje krize te thelle ekonomike dhe qeveria ka ndermarre paketen me te madhe te reduktimeve te buxhetit qe nga Lufta e Dyte Boterore. Sekretarja e princit ka deklaruar se te gjitha palet e perfshira ne kete ceremoni pra familja mbreterore dhe familja e Kate jane te ndergjegjshem per situaten dhe do te zhvillojne te gjitha ceremonite konform kesaj situate te pergjithshme ne vend. Lista e te ftuarve ende nuk ka perfunduar por shume shpejt ajo do te plotesohet dhe do tu dergohet personave perkates per te pergatitur kohen ne axhendat e tyre. Ajo cka eshte e vecante ne kete martese ose me mire ne keto pergatitje paramartesore eshte perfshirja e drejtperdrejte e dy te fejuarve ne te gjitha detajet e dasmes. Kjo sepse ata e dine qe e gjithe bota ne 29 prillin e ardhshem do ti kete syte tek ata dhe se te dy jane shume te preokupuar qe kjo ceremoni te jete nje shembull klasik i vetive me te mira te Britanise. Burime te brendshme te pallatit mbreteror flasin per nje lumturi te madhe qe po perjeton cifti i pare i vendit.
Kryeministri Cameron konfirmoi se dasma do te shenonte edhe nje dite feste per vendin. Dasma e Kate dhe William do te jete nje moment shume i lumtur per ata te dy personalisht dhe per kombin tone e per kete arsye ate date do ta shpallim edhe feste kombetare ne menyre qe ne kete festim te marrin pjese sa me shume njerez ka deklaruar Kryeministri Cameron disa dite me pare. Hera e fundit qe William ka marre pjese ne nje ceremoni te madhe ne kishen ku do te vere kurore ka qene ceremonia funeber e te emes ne shtator te vitit 1997. Nderkohe edhe pse ogurzeza te gjitha martesat e familjes mbreterore qe jane zhvilluar ne kete kishe jane perfunduar me divorc. E tille ishte martesa e princeshes Ane ne vitin 1973 dhe ajo e princit Andre ne vitin 1986.