E Shtunë, 31 Tetor 2026

NJ GARIP PRET HEQJEN E VIZAVE

Mbase diku ne nje nga vendet me te qarkulluara te Tiranes pse jo edhe ne qytete te tjera koheshenues elektronike po te tregonin ditet oret dhe minutat qe afrojne castin e hapjes se kufijve do te na ndihmonin me shume per ta ndier kete ngjarje ashtu sic ne te vertete eshte revolucion ne menyren tone te te jetuarit. E dime qe kjo fjale revolucion e nenkuptuar jo ne fushen e teknologjise por ne ate te sistemit shoqeror akoma ka shije te hidhur por perpjekja per te perdorur simotren e saj evolucion na u duk e pamjaftueshme. Ne keto dy dekada per dukuri te ndryshme jane konsumuar me bollek fjale percaktuese aq shume te forta sa na kane ngulitur ne kujtese edhe te tilla qe nuk vlenin. Ndjese lexuesit nese perdorimi i termit revolucion u duket i bujshem e poteremadh apo propagandistik. Por ne njerezit per nga natyra harrojme shpejt dhe ne mos ne dhjetor muajt e pare te vitit te ardhshem do te na duket se keshtu te lire qe me vetem nje pasaporte biometrike ti biem kryq e terthor gjithe kontinentit europian kemi qene perhere.

Edhe ngjarjet e medha veniten vec do te qe mire qe kjo te ndodhte natyrshem e ne kohen e vet. Duhet thene se na ngjau sforcueshem. Ne zbehjen e ngjarjes dhe keshtu ne ftohjen e shnderrimin e shpejte te saj ne rutine ndikoi edhe nje rrethane qe mbase ne kryeqendren projektuese te BE ne Bruksel nuk e pikasen se mund te kryhej pak me ndryshe. Ne nje dite na dhane gezimin dhe menjehere te nesermen trishtimin. Madje ne te vertete nuk qene dy dite pra dyzete e tete ore por vetem gjysma e tyre. Me nje kalendar pune te radhitur pak me ne menyre pedagogjike duke i ndare dy dite-vendimet me nje hapesire nje apo dy javesh shpirterisht dhe psikologjikisht do ta shijonim me mire te parin dhe me me gatishmeri pranimi e reflektimi te dytin. Por kjo tashme ndodhi.

Ne lodhjen e ngjarjes se madhe kane bere trysni dhe menyra se si te ne zhvillohet gara politike si brenda radheve te saj po perdoret perjashtimi reciprok i meritave si nje segment i forte i elites anashkalon kontributin e pjeses tjeter si vleresohen vetem konsumatore dhe jo protagoniste shtresa te shumta te popullit te thjeshte jo rralle edhe diaspora jone neper bote ku tashme figura e saj e mire qe edhe ajo nje nga shume shtysat per celjen e kufijve.

Por mosshijimi i plote i revolucionit te hyrjes se lire ne Europe do te ishte shume pak arsye per tu ankuar hicgje edhe ajo histori e dy datave dhe e dy vendimeve qe mund te mos rrinin aq ngushte e ngushte me njera-tjetren. Sepse mund te na ndodhe pra kete here prej vetes qe procesin ta komprometojme. Te pakten ta bejme te merret neper goje anekend kontinentit. Kur nga Brukseli na dhane njeheresh lajmin e embel e te hidhur edhe pse me inkurajim pozitiv te padyshimte ne skajet e humbta te ndergjegjes e merakut tone mbeten gjurmet e nje parandjenje se ne qendrat e fuqishme te kontinentit akoma ka individe apo grupe te caktuara mendesish qe per te bere me ne fund nje shembull jane gati te na japin nje mase tjeter ndeshkuese. Mjafton te bejme nje gabim te shkelim rregullat e lejehyrjes e lejeqendrimit. Kur muaj me pare u be hapja per Serbine dhe Maqedonine rastet e shperdoruesve u gjeten nga shqiptaret. Edhe nje familje qe dite me pare nuk u lejua te hyje ne nje vend te Europes sepse ne shumen e pergjithshme te parave qe kishte marre me vete mungonin vetem tre-kater dhjeteshe euro shqiptare qene. Te besosh se gjithe udhetaret nga vende te tjera nuk gjenden shpeshhere edhe me nje mungese te tille te paperfillshme monedhash e megjithate askush nuk i kontrollon dhe ndalon do te qe naivitet. Ata u kthyen mbrapsht se qene shqiptare. Sigurisht ky nuk eshte racizem por paragjykim po. Edhe paralajmerim.

Dhe duke qene se nga mosnjohja e mire e rregullave te qarkullimit te lire neper Europe mund te gabojne edhe bashkekombes nga fshatra te thelle apo edhe prej brenda qyteteve nga teper te rinjte se ndokush nga halli do te kuturise te kerkoje pune dhe keshtu te hyje ne klandenstinitet gjithsesi keta nuk duket se heperhe qe ne ditet e para do te behen shkak per te dhene rastin e nje mase te re ndeshkimore.

Ata qe mund ta shkaktojne kete jane garipet. Jane ata qe nuk kane asnje nevoje pune dhe mall per te takuar familjaret e larguar prej vitesh. Sigurisht ata nuk do tu hipin avioneve trageteve apo makinave te tyre personale as per tu kuruar apo thjesht bere turizem a shopping. Keta si garipe qe jane do te dalin per qejf. Per te shitur ca mend e ngacmuar cupa per te bere potere neper dyqanet e medhenj e nginjur me pije neper lokale per te hyre vrullshem neper diskoteka e folur me ze te larte per ta ngare veturen sa tu duken udhetaret e tjere miza.

Te gjendur ne siklet nga kritikat perse ne kufi duhet te kete edhe ndonje kontroll pra rregull prej nje qendrimi te skajshem se duhej te kishe ne xhepa deri edhe shuma te medha parash keto dite pa dashje po kalohet ne tjetrin. Kalim fjolle.

Mirepo garipet nuk e kuptojne kete gje. Kujtojne se matane kufijve ka plasur ahengu. Duhet ti ndihmojme te mos na prishin pune. Qofte edhe me nje kthim te perkohshem mbrapsht. Te pakten sa te shohin te tjeret shumicen se si me aq dinjitet respektuan rregullat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›