E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legjionaret romake qe jetonin ne Kine

Fshati i harruar i Azise ku kinezet kane pamjen e romakeve po behet i famshem dhe mund te ruaje nje sekret te madh. Nje analize gjenetike ka treguar se disa familje ne menyre te pashpjegueshme jane me origjine kaukaziane element ky qe i ben ekspertet te arrijne ne perfundimin se e kane prejardhjen nga legjionaret e humbur te ushtrise se Crassus

Cai Junnian i ka floket bionde hunden si shqiponje dhe syte jeshil. Jeton ne Liqian nje fshat ne shkretetire ne kontene Yongchang ne Gansu. Eumlshte kinez por nga pamja i ngjan nje evropiani. Bashkepatriotet e therrasin Cezar e tallin dhe jane te bindur se vjen nga ndonje familje me origjine romake.

Testi i ADN-se ka treguar se 58 per qind e gjeneve te tij jane te njejta me ato te perendimoreve. Ne kete zone ai eshte shume i famshem. Ushqehet me parate e atyre qe paguajne per ta pare. Luo Ying eshte kopja e nje gladiatori te Koloseut dhe nga te gjithe njihe si Luoma ose ndryshe romaku. Nje kompani ne Shangai pasi e pa ne televizion e punesoi si imazh per te negociuar me klientet e Mesdheut. Fshati i harruar i Azise ku kinezet kane pamjen e romakeve po behet i famshem dhe mund te ruaje nje sekret te madh. Pikerisht ketu pergjate gjurmeve te fshira te lsquoRruges se Mendafshit mendohet se ka humbur nje legjion prej 6 mije ushtaresh romake te udhehequr nga djali i madh i gjeneralit Marcus Licinius Crassus. Ishte vitit 53 para Krishtit dhe sipas historise ata legjionare te arratisur nga lufta kunder Partheve jane zhdukur ne menyre misterioze. Paraardhesit e milicive te Crassus-it te masakruar nga paraardhesit e persianeve ne territoret e Iranit te sotem mendohet se u vendosen mes Tibetit dhe Turkistanit sot Qinghai per te evituar eliminimin nga luftetaret kineze te perandorit Wu te dinastise Han. Ishin te paret qe ne menyre te pavullnetshme lidhen Lindjen me Perendimin duke perdorur mjetet gjeografike te asaj kohe. Per antropologet dhe arkeologet do te ishte konfirmimi i nje zbulimi revolucionar qe do te provonte se dy perandorite me te fuqishme te njerezimit ajo romake dhe kineze nuk u lidhen vetem fale tregtise por hyne ne kontakt te drejtperdrejte me njera-tjetren. Librat e sotem te historise tregojne se para Marco Polos ne shekullin e 13-te vetem nje grup diplomatesh romake ne vitin 166 pas Krishtit arriten te shkonin ne Pekin. Studiuesit e Universitetit te Lanzhout jane te sigurt se shume shpejt tekstet duhet te rishkruhen. Ne rrjedhen e nje fushate germimesh u nxoren ne drite ne Liqian mbetjet e nje fortifikimi antik. Forma dhe sistemi ndertues eshte i njejte me strukturat mbrojtese te ndertuara nga romaket ne Evrope Azi dhe Afrike. Identike jane edhe kanalizimet e ujit. Nje grup antropologesh ka zbuluar se banoret e fshatit qe nuk kane udhetuar kurre jashte ketij rajoni adhurojne demat dhe organizojne lojera te ngjashme me ato qe beheshin dikur ne Romen e Lashte. Nje analize gjenetike ka treguar se disa familje ne menyre te pashpjegueshme jane me origjine kaukaziane elemente qe i bene ekspertet te arrijne ne perfundimin se e kane prejardhjen nga legjionaret e humbur te ushtrise se Crassus-it. Kjo legjende qe ka pushtuar faqet e para te te gjitha gazetave ka bere per vete gjithe Kinen. Arkeologet dhe antropologet italiane dhe kineze te mbledhur ne qendren e studimeve italiane ne Universitetin e Lanzhout ne pranvere do te zgjerojne me tej germimet deri sa te pershkojne drejt Perendimit 7 mije kilometrat e Rruges se Mendafshit. Duam te tregojme se lidhjet mes dy perandorive me te jashtezakonshme te historise nisin shekuj me pare se sa mendohet - thote Yuan Zhonggeng drejtor i qendres. Nga ana tjeter kjo histori i le shume vend edhe skepticizmit. ADN-ja europiane e banoreve te Yongchang nuk provon origjinen romake - thote Yang Gongle historian i Universitetit te Pekinit. Por shpresat dhe dyshimet e akademikeve nuk dekurajojne entuziazmin popullor sozite e legjionareve jane yje gazetash dhe televizionesh.

Intervista
Me teper romance se realitet mungojne provat shkencore

Duket me teper si nje romance se sa konfirmimi i nje zbulimi shkencor. Entuziazmi i studiuesve kineze nuk i bind aspak historianet italiane. Njeri prej tyre eshte edhe Maurizzio Bettini.

Nese nga fortifikimet e zbuluara ne Liqian do te dalin ato qe priteshin a duhet rishkruar vertet historia

Fortifikimet nuk kane tipologji fikse. Nuk habitem qe rrenoja ne Kine mund te kujtojne ndertimet e qyteterimeve te ndryshme. Nuk ka asnje dyshim qe mes perandorise romake dhe Kines ka pasur kontakte dhe tregti dhe te fshehesh fillimet mund te jete interesante por jo revolucionare. Per te folur per gjetjet me rendesi historike duhen edhe simbolet me shqiponje monedhat dhe armet tipike te ushtrive romake. Pa prova te ketij lloji historia e legjionit te humbur eshte vetem nje legjende qe ripropozohet ne menyra te ndryshme here pas here.

Po perse kinezet po pasionohen me lajmerimet e nxjerra nga Universiteti i Lanzhout

Nuk jane te vetmit. Jetojme ne kohen e globalizimit dhe shume historiane jane ne mrekulluar nga ideja per ti kthyer gjerat pas per te treguar se idete e tanishme nuk perbejne ndonje risi. Entuziazme te tilla vijne nga projektimi i qyteterimit tone tek ata qe na kane paraprire...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›