E Diel, 1 Nëntor 2026

Katedralja e Shën Palit në Tiranë, besimtarët katolikë festojnë 10 vjetorin

Krerët e kishës katolike por edhe besimtarët katolikë në vendin tonë kanë kremtuar këtë të shtunë 10 vjetorin e hapjes së Katedrales së Shën Palit në Tiranë. Për këtë arsye në këtë katedrale u mbajt një meshë e posaçme nga Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkev Metropolit i Tiranë-Durrësit. Gjatë fjalës së tij Imzot Rrok Mirdita është shprehur se ky përvjetor na detyron ta falënderojmë Zotin për bekimet e begatshme, me të cilat ka stolisur Kishën tonë Katedrale gjatë këtyre dhjetë viteve. Gjatë kësaj periudhe në këtë Katedrale janë pagëzuar 1500 veta dhe 500 çifte kanë lidhur kurorë. Në këtë meshë ishin të pranishëm të gjithë prelatët e Kishës Katolike në Shqipëri dhe Nunci Apostolik në Tiranë Sh.T.Imzot Ramiro Molinar Ingles, por dhe një numë ri madh i besimtarëve katolikë që vinin nga zona të ndryshme të Dioqezës Tiranë-Durrës. Gjatë dhjetë viteve, që prej janarit të vitit 2001, katedralja e Shën Palit përvecse një tempull në të cilin janë kremtuar misteret e besimit katolik, ka qenë edhe një qendër shkëmbimesh kulturore. Shpesh në Katedrale janë bërë veprimtari kulturore me karakter muzikor, të cilat kanë mbledhur edhe njerëz të tjerë që nuk i përkasin besimit katolik. Katedralja e Shën Palit u bekua në janar te vitit 2002, nga ish Sekretari i Shtetit të Vatikanit Eminenca e Tij Kardinal Angelo Sodano se bashku me Ipeshkevin e vendit Sh.T.Imzot Rrok Miridita dhe shume prelatë të tjerë të vendit dhe të ardhur nga jashtë, e sidmos nga diaspora katolike shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›