Lezhë, shkrumbohet shtëpia, shpëton mrekullisht e moshuara
Ka shpëtuar mrekullisht pas zjarrit që i përfshiu banesën. Një e moshuar në qytetin e Lezhës nga zjarri pasi flakët pushtuan banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Lagjen e Spitalit të qytetit të Lezhës, ku në momentin e rënies së zjarrit brenda në ndërtesë ka qënë vetëm e moshuara. Sapo kanë identifikuar flakët fqinjët kanë dalë menjeherë duke ndihmuar të moshuarën që të dalë nga shtëpia. Ndërkohë banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen, por ka qënë e pamundur të evitohej djegia e plotë e shtëpisë së Anton Preçit. Ndërhyrja e zjarrëfikëseve ka mundësuar izolimin e vatrës së zjarrit si edhe shmangien e përhapjes së flakëve nga erërat, në shtëpitë e tjera përreth.Sipas uniformave blu dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë pakujdesia e të moshuarës.