E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE thirrje opozites Jepini fund dhunes

Kreu i OSBE-se takon Berishen dhe Ramen. Ignatavicius Hetim te pavarur te ngjarjeve se 21 janarit

I derguari i posacem i OSBE-se per zgjidhjen e situates politike ne Shqiperi Evaldas Ignatavicius perseriti mbreme ne Tirane thirrjen e faktorit nderkombetar per heqjen dore nga dhuna. Perfaqesuesi i Presidences se OSBE-se zevendesminister i Jashtem i Lituanise i ben thirrje opozites tu jape fund protestave. Gjate nje deklarate te zhvilluar pasditen e djeshme pas takimit me Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama Ignatavicius deklaroi se ai beri gjithashtu thirrje qe ti jepet fund dhunes. Pikerisht se keto ngjarje jane shume te hidhura ne reaguam menjehere erdhem ne Shqiperi dhe denuam dhunen dhe beme thirrje qe njerezit te frenohen nga perdorimi i dhunes - deklaroi perfaqesuesi i Presidences se OSBE-se. Ai shprehu keqardhjen per humbjen e jetes se tre viktimave duke vijuar me tej apelin per politiken shqiptare. Lidhur me situaten ne Shqiperi ai theksoi se meqenese situata ne Tirane vazhdon te jete e tensionuar ne po perdorim mundesite tona si OSBE per normalizimin e saj. Une kam pasur telefonata me Kryeministrin e Shqiperise dhe me zotin Edi Rama edhe me pare dhe kam kerkuar qe te shtyhen keto protesta pasi kam menduar se mund te cojne ne dhune te metejshme. Zoti Lajcak ishte ne Tirane diten e djeshme dhe zhvilloi nje takim me autoritetet ne vend dhe paraqiti te njejtat pikepamje me ato qe po prezantoj une sot. Ashtu si zoti Lajcak edhe une jemi te mendimit se vetem hetimi i paanshem mund te coj ne qetesim te tensionit - deklaroi Ignatvicius. Ai apeloi fuqishem se shtyrja protestave mund te ndikonte per te qetesuar situaten keshtu qe ne ia transmetuam kete mesazh perfaqesueseve te politikes shqiptare. Me tej perfaqesuesi i Presidences se OSBE-se zevendesminister i Jashtem i Lituanise nenvizoi se ky eshte vecse mesi i takimeve dhe se do te kete dhe shume takime te tjerat cilat mund te percjellin nje perceptim te ndryshem te asaj cfare ndodhi ne 21 janar. Ai vecoi se pikerisht kjo do te na ndihmoje ne dhe OSBE-ne qe te ndihmoje Shqiperine te dale nga kjo situate ku eshte perfshire. Ignatavicius beri thirrje qe te ulen tonet e debateve politike pasi mund ti cojne nga manifestime paqesore ne protesta te dhunshme. Drejtuesit e politikes se Shqiperise te fokusohen ne synimet e tyre nderkombetare. Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe deshiron te behet edhe e BE-se. Lituania duke qene anetare e NATO-s dhe BE-se deshiron ta ndihmoje Shqiperine drejt kesaj rruge - u shpreh Perfaqesuesi i Presidences se OSBE. Me tej ai tha se OSBE mbetet e gatshme qe te ndihmoje Shqiperine te vere ne jete aspiratat e saj demokratike dhe misioni yne ne Tirane gjithashtu. Eumlshte parakohshme qe te flas tani per rezultatet e ketij misioni por diskutimet me zotin Rama ishin te hapura dhe konstruktive. Ne fakt qe te dyja palet shprehen angazhimin e tyre per ndalimin e dhunes. Qellimi minimal i misionit ne Shqiperi eshte qe vendi ti kthehet normalitetit - perfundoi fjalen e tij per mediat Ignatvicius.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›