E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore Dinamo kerkon tri piket e harruara ndaj Vllaznise

Blute kane plot 6 takime qe nuk fitojne Vllaznia e Joses prej 9 takimesh nuk njeh humbje

Takimet e vlefshme per javen e 16-te te Kategorise Superiore do te jene te fundit per kete vit. Keshtu sot do te luhen ndeshjet Dinamo-Vllaznia Skenderbeu-Elbasani dhe Flamurtari-Teuta nderkohe qe neser pervec takimit te shumepritur midis Lacit dhe Tiranes do te mbahen edhe dy ndeshje te tjera Kastrioti-Bylis dhe Besa-Shkumbini qe do te jene shume percaktuese per luften e zonave te ftohta.

Dinamo-Vllaznia

Nje Dinamo-Vllaznia eshte gjithnje nje meny e shkelqyer per futbollin shqiptar edhe pse blute qe fituan 3-0 ne Shkoder fazen e pare nuk jane me ata te dikurshmit por ama luajne ne fushen e tyre ndersa shkodranet jane trimeruar pa kufi. Ne tryeze per ata qe pelqejne te ushqehen shpirterisht me Superligen dhe me javen e saj te 16-te kemi edhe nje duel te bregut te detit Flamurtari-Teuta por edhe Skenderbeun qe pret ne Korce Elbasanin e permbytur nga hallet ndonese jo nga ujerat. A do ta nderprese Dinamo serine e 6 ndeshjeve pa fitore A do ta shtoje Vllaznia ecurine pozitive nga 9 ne 10 takime radhazi Kete do ta tregoje fusha e Qemal Stafes ndersa Vioresin Sinani me shoke duan vetem nje gol sikur edhe nje gjysme goli mjaft qe te marrin 3 piket dhe tu qendrojne fare prane vlonjateve e korcareve qe me shume gjasa pritet ti fitojne ndeshjet e tyre. Per fat te keq trajneri Blanko nuk do te kete Bakajn dhe Orelesin te pezulluar ndersa Vila eshte ne dyshim. Nga Shkodra te thone se nuk kane demtime ndersa sic ndodh shpesh premtohet te vihen autobuse falas per tifozet qe do te kene deshire ta ndjekin skuadren ne Tirane.

Ne fushe Skenderbeu e Flamurtari

Per Flamurtarin ka ardhur koha e reagimit ndonese disfata ne Ballsh nuk ia ka prekur vendin e pare dhe distancen me te dytin. Gjithsesi skuadra e Maganit e ka te qarte se Teuta eshte krejt e paparashikueshme dhe se nuk do te thote gje humbja e durrsakeve ne fushen e tyre me Besen.

Se fundi ne Korce nje renditje ndeshjesh qe i detyrohet me shume shkalles jo te madhe te veshtiresise se ketij takimi. Trajneri Muca pasi u ankua per menyren e trajtimit te perballjes ne Shkoder do te hedhe ne fushe treshen sulmuese Jolic-Brkic-Sosa per te garantuar maksimalisht kete fitore teper te nevojshme. Dyshimi i vetem eshte portieri Shehi ndonese mungesa e tij mund te mos jete kaq tragjike.

Laci-Tirana

Kjo per sa i perket te enjtes ndersa te premten vijohet me Laci-Tirana nje perballje qe bardheblute nen ze e presin me shume shqetesim ndonese haptazi nuk deklarojne friken qe kane ndersa nga pala kurbinase ka respekt per bardheblute synim per te fituar por edhe ndergjegjesim se edhe barazimi do te ishte nje rezultat krejt i pranueshem dhe pozitiv. Bardheblute kane 4 ndeshje qe nuk humbasin ndersa kapiteni Muka nuk po mundet te kthehet per arsye personale sic ben me dije klubi.

Mbijetesa

E premtja sjell edhe dy sfida per mbijetese ne Superiore sic jane ato Besa-Shkumbini dhe Kastrioti-Bylis. Keto jane 4 skuadrat e fundit nese perjashton Elbasanin. Me nevojtare per pike eshte Besa e Daiut dhe Bizhdilit qe ka vetem 12 dhe nje sukses do ta ngjiste ne 15 5 pike larg peqinasve. Po ashtu edhe Bylis ka nevoje urgjente te ngjitet vecse ne Kruje eshte teper e veshtire. Kastrioti njihet si nje skuader tipike fushe. Keshtu te premten futbolli ne Shqiperi i jep fund me 2010-n dhe ndalet per te festuar.

Renditja pas 15 javesh

R. Pike

1. FLAMURTARI 31

2. SKEumlNDERBEU 28

3. VLLAZNIA 27

4. TIRANA 25

5. DINAMO 24

6. TEUTA 21

7. LACI 20

8. SHKUMBINI 20

9. KASTRIOTI 17

10. BYLIS 15

11. BESA 12

12. ELBASANI 9

Java e 16-te

Dinamo-Vllaznia

Skenderbeu-Elbasani

Laci-Tirana

Kastrioti-Bylis

Flamurtari-Teuta

Besa-Shkumbini

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›