E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo Mund te rikthehem ne Milano por jo per te shpetuar Interin

Ne pjesen e pare te intervistes te dhene ekskluzivisht per te perditshmen e njohur italiane Murinjo tregoi se do te kishte shume deshire qe ish-klubi i tij te mos kishte nevoje per te pasi perndryshe do te thoshte se Interi ka marre nje rruge te gabuar.

Edhe pse asnjehere nuk i kane pelqyer metodat e Benitezit Hoze Murinjo tregoi se nuk priste qe Interi te hynte ne nje krize te tille. Ne kete interviste tekniku nga Setubali tregoi se ruante ende kontaktet me Moratin dhe disa prej lojtareve kryesore te Interit. Murinjo tregoi se ende dashuronte ekipin italian.

A e dini se Benitezi mund te shkarkohet para se kjo interviste te publikohet

Nuk e di dhe as qe dua tia di. Mua me intereson vetem Interi presidenti i ketij klubi qe eshte dhe miku im si dhe lojtaret e tifozet qe per dy vite me dhane gjithcka. Une dua qe Interi me cilindo trajner te fitoje gjithcka pervec Liges se Kampioneve. Them keshtu pasi aty eshte Reali.

Nderkohe Interi u shpall kampion bote per klube...

U gezova pa mase. Jam krenar qe deri pak muaj me pare kam qene trajner i kesaj skuadre. Jam shume krenar per grupin e futbollisteve qe fituan kete trofe. Kane qene pikerisht keta lojtare qe nisen kete rrugetim te gjate te Interit.

Pas ketij suksesi askush nuk gezoi shume duke qene se Benitezi dha ate deklarate te famshme...

Ajo cka tha ai nuk meriton komente. Minimumi prej tij prisja nje falenderim per tere ate sukses qe i dhurova. Une jua perseris edhe nje here pyesni interistet se cmendim kane per mua dhe per te.

Si mendoni eshte me e veshtire te marresh Interin pas Mancinit apo pas Murinjos

Edhe une qe mberrita pas Robertos me duhet te them se sishte aspak e lehte. Ne arenen italiane ai njihej shume pasi ai kishte fituar dy skudeto plus nje qe ia dha gjyqesori... Ne keto kushte nje trajner duhet te prezantohet pa shume fiksime. Trajneri i ri nuk duhet te mberrije me synimin e vetem qe te fshije ate cka ka bere paraardhesi i tij. Gjithashtu trajneri i ri nuk duhet qe te gjeje justifikime ne te kaluaren per ato cka mund ti ndodhin ne te tashmen.

Kete bisede duket se po e ktheni shume personale.

Une asnjehere nuk jam preokupuar qe te mendoja se si sterviste apo luante Roberto Mancini. Une kur mberrita ne Appiano Gentile qendra stervitore e Interit e shihja cdo mengjes. Shikoja foton e tij qe ishte e varur ne krahun e djathte te deres se zyres sime. Kur shkoja tek parkingu shikoja nje foto gjigande te Robertos. Ata kishin vene nje poster te madh te faqes se pare te Gazzetta dello sport ne momentin kur Mancini kishte marre skudeton e pare. Por per mua asnjehere ska perbere problem ky fakt. Une ndertova karrieren time tek Interi pa menduar per te shkuaren.

Po Benitezi

Ai eshte gjendur ne situaten me ideale Ai me kater ndeshje kishte mundesi qe te fitonte tre turne dy superkupa ate te Italise dhe ate te Evropes dhe Boterorin per Klube. Mendoj se cdo trajner ne bote do te deshironte te ishte ne vendin e tij. Por nderkohe duke pare nga larg mund te konstatoj se Interi spo kalon caste te bukura. Shpresoj qe neser Interi te rikthehet ai i vitit te kaluar. Shpresoj qe te rikthehet ai Inter qe une lash para se te ikja tek Reali skuader e lumtur e gezuar dhe me shume besim ne aftesite e veta.

Keshtu i pelqen dhe Moratit

Morati... Morati eshte nje fenomen. Ai me pelqen gjithmone e me shume. Une duke jetuar me te kam mesuar shume ashtu sic ai ka mesuar shume edhe nga une trajneri i skuadres se tij. Une u bera nje trajner me i zoti ndersa ai nje president me i afte. Ne kemi mesuar shume nga njeri-tjetri.

A degjoheni shpesh

Ai me telefonon pas ndeshjeve te suksesshme qe zhvillon Reali dhe une bej te njejten gje. Para se te mbaronte takimi midis Interit dhe Mazembes e kam pergezuar ne celular.

Fjala rikthim a ekziston ne fjalorin tuaj

Ne karrieren time asnjehere nuk ka ndodhur. Une asnjehere nuk jam kthyer tek ekipet qe kam stervitur me pare. Mendoj se gjerat kane shkuar keshtu pasi ka pasur dyer te tjera per te hapur. Tani per tani ne CV-ne time mungon vetem pervoja ne nje kombetare.

E keni fjalen per Portugaline

Po. Do te ishte nje eksperience qe me shume do te me emociononte sesa do te me ndihmonte nga ana profesionale. Them keshtu pasi puna e nje komisari teknik nuk ben per mua une nuk mund te luaj dhjete ndeshje apo te bej 20 seanca stervitore ne vit. Nuk ben per mua. Mendoj se do te ishte njelloj sikur ti jepnim nje veture Rally Alonsos apo ti jepnim nje veture Formule 1 Sainzit. Une jam nje trajner klubesh. Me pelqen te stervis cdo dite mua me pelqejne planet me tri ndeshje ne jave nese kemi nje te merkure bosh une merzitem.

A do te jete ndonjehere Murinjo nje komisar teknik

Mendoj se po nje dite po. Edhe ajo pune ka kenaqesite e veta qe une di ti marr. Por gjithsesi para jane klubet dhe mendoj se do te kem mundesi qe te rikthehem perseri ne Itali ose ne Angli.

Kur

Mos u ngutni. Kam nje kontrate katervjecare me Realin dhe dua qe ketu te qendroj gjate. Ketu tek Reali kam shume pune per te bere. Mendoj se eshte edhe pak pune e rende pasi nuk ka te beje thjesht me fushen.

Roli ala Ferguson ju pelqen shume e

Nuk eshte e njejta gje. Struktura ekonomike-organizative e Realit eshte me e madhe se ajo e Mancester Junajtid. Megjithate ju tregoj se tek Reali bej me shume sesa tek Interi. Ketu ne Spanje futem ne disa fusha te tjera te drejtimit sportiv.

Ku keni deshire te riktheheni tek Interi apo te Celsi

Nuk mund te them qe sdo te kthehem me kurre. Por as mund tju tregoj se nuk do te shkoj tek ndonje skuader tjeter. Une jam nje profesionist. Vetem nje gje dua tju them Interi mbetet e preferuara ime por..

Cfare

Shpresoj qe Interi te mos kete nevoje per mua perndryshe do te thoshte se ka marre rrugen e gabuar.

Si te do te jete Inter - Bajern pas finales suaj ne Madrid

Do te me pelqente te isha. Tashme pas tri vitesh kush shoh Celsin ne televizor i kontrolloj emocionet edhe pse luajne te njejtet lojtare qe kane luajtur kur isha une trajner. Ndersa kush shoh Interin ende nuk mund ti ndrysh emocionet mendoj se eshte ende shume heret.

Kush fiton

Tashme kjo ndeshje ka hyre ne histori. Sa here qe do te luajne keto dy formacione do te shohim spektakel. Shpresoj qe kesaj radhe te shoh nje Inter te madh. Shpresoj gjithashtu qe Robeni te jete rikuperuar. Shpresoj te kete shume spektakel. Mund te them se qe te dy keto skuadra nuk kane ndryshuar shume. Praktikisht jane te njejtat si ne finalen e Madridit. Shpresoj te triumfoje Interi.

Ku keni ndeshur me shume veshtiresi tek Real Madridi apo tek Interi

Nuk e di asnjehere nuk kam ndeshur veshtiresi. Them keshtu pasi di si te afrohem me lojtaret. Tek Interi kishte shume gezim edhe pse si ne cdo familje te madhe kishte disa probleme te vogla. Atje maksimumi qe me duhej qe te beja ishte qe tu hapja oreksin lojtareve per te fituar ne Itali.

Si behet

E thjeshte duke u shpjeguar se pese kampionate jane me mire sesa kater apo gjashte jane me mire sesa pese. Une u mbusha mendjen se kjo ishte gjeja me e mire.

Pergatiti Altin Vorpsi

Pjesa e dyte e intervistes publikohet sot ne Gazzetta dello sport

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›