E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria Superiore Flamurtari per skeptiket i shenon 8 gola Elbasanit

Kuqezinjte ne Vlore bindin si me loje ashtu edhe me rezultat. Ne mesjave FSHF-ja midis tri takimeve te dyshuara permend edhe ndeshjen Flamurtari - Elbasani

Ne takimin e pare te javes se 23-te Flamurtari ka shkaterruar Elbasanin 8-0. Skuadra e Maganit me kete triumf ka regjistruar edhe fitoren me te thelle qe eshte marre deri me tani ne kete sezon. Dje vlonjatet kane shperthyer duke mundur per te dyten here Elbasanin me nje goleade brenda 7 ditesh. Plot 12 gola te shenuar ne 180 minuta ndaj verdhebluve. Kjo fitore ngjit Flamurtarin ne kuoten e 52 pikeve shtate me shume se Skenderbeu i vendit te dyte qe ka nje ndeshje me pak. Ne kete takim Magani beri formacionin pa tre titullaret Sakaj Veliu dhe Zeqiri te tre ishin te pezulluar per shkak kartonesh.

Kronika

Kuqezinjte kaluan shume shpejt ne avantazh duke i hapur keshtu rrugen vetes per nje goleade. Skuadres se Gugash Maganit i mjaftuan vetem shate minuta loje qe te mposhtte per here te pare portierin e Elbasanit Llani. Ishte pikerisht Progni ai qe theu akullin dhe realizoi me nje kthese te bukur brenda zones pas nje asisti te Xhafajt. Qe ne ato momente u duk se ky gol demoralizoi elbasanasit qe nuk arriten te reagonin. Nderkohe nga ana tjeter vlonjatet treguan nje forme te shkelqyer pasi dyfishuan shume shpejt rezultatin. Kesaj radhe nderin per te mposhtur Llanin e kishte Xhafaj. Sulmuesi vlonjat fiksoi shifrat 2-0 qe ne minuten e 19-te. Pas ketij goli kuqezinjte nuk u kontrolluan me dhe realizuan serish ne minuten e 23-te me ane te mbrojtesit Grami realizoi me koke. Ne momentin kur te gjithe menduan se Flamurtari nuk do te shenonte me te gjithe e kuptuan se skuadra bregdetare e kishte seriozisht pasi pak para se te mbyllej pjesa e pare e takimit shenoi edhe nje gol tjeter gjithcka erdhi pas nje kombinimi te bukur mes Zeqirit dhe Roshit. Ky i shpalosi pokerin. Sa i perket fraksionit te dyte te takimit duhet thene se asgje nuk ndryshoi. Flamurtari zbriti ne fushe i etur per gola te tjere. Djemte e Maganit gjeten golin e peste me sulmuesin Plaku qe shenoi nje eurogol me nje gjysmeroveshate ne minuten e 66-te. Me pas kuqezinjte shenuan perseri por kryesori i anuloi golin e gjashte qe u realizua nga Progni pasi lojtari ishte ne pozicion jashte loje. Megjithate nuk kaloi shume kohe dhe Flamurtari arriti te shenonte perseri. Kesaj radhe Grami ishte ne pozicion te rregullt mundi Llanin me nje goditje te bukur me koke. Dje mbrojtesi i kuqezi realizoi keshtu nje dygolesh historik. Ne minutat e fundit erdhen edhe dy gola te tjere. Ne te 89-n Shehaj fitoi nje 11-metersh qe u transformua ne gol nga Plaku nderkohe qe vetem 120 sekonda me pas Shehaj ndermori nje tjeter aksion individual dhe pas nje inkursioni arriti te shenonte golin e tete dhe te parin personal. Me kete gol Flamurtari konfirmoi gjendjen e mire ne te cilen ndodhet nderkohe qe nga ana tjeter Elbasanit nuk i mbetet gje tjeter vecse te mendoje per vitin e ardhshem atehere kur me shume siguri do te jete pjese e Kategorise se Pare.

Goleade per hetimin

Flamurtari me te tille rezultat u dha grusht te forte te gjithe atyre qe aludojne per forcen e kesaj skuadre. Keshtu kjo goleade merr tjeter kuptim pas ngjarjeve te dites se enjte diten kur federata Shqiptare e Futbollit i ka kerkuar zyrtarisht UEFA-s ndihme per hetimin e tri ndeshjeve te dyshuara si te fiksuara. Me sakte Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se pas nje mbledhjeje te gjate kerkoi hetimin e tri ndeshjeve te sezonit aktual te Superliges. Midis takimeve Dinamo-Skenderbeu 1-3 dhe Shkumbini-Bylis 4-2 figuronte dhe ai Flamurtari-Elbasani 4-0.

Superliga Java e 23-te

Te shtunen

Flamurtari-Elbasani 8-0

Progni 7 Xhafaj 19 Grami 23 81 Roshi 35 Plaku 66 89 11m Shehaj 90

Te dielen

1300 Vllaznia-Besa

1300 Laci-Kastrioti

1400 Dinamo-Shkumbini

Te henen

1800 Skenderbeu-Bylis

1400 Tirana-Teuta

RENDITJA

Nd. Pike

1. Flamurtari 23 52

2. Skenderbeu 22 45

3. Vllaznia 22 39

4. Tirana 22 34

5. Laci 22 31

6. Dinamo 22 30

7. Shkumbini 22 29

8. Kastrioti 22 26

9. Teuta 22 24

10. Besa 22 22

11. Bylis 22 21

12. Elbasani 23 12

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›