E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ulet papunesia

Ekonomia amerikane shtoi 192 mije vende pune ne shkurt dhe niveli i papunesise ra pak.

Raporti i djeshem nga Departamenti i Punes tregon se niveli i papunesise ra 0 presje 1 per qind duke arritur ne 8 presje 9 per qind. Ky eshte niveli me i ulet i papunesise qe nga fillimi i vitit 2009.

Shtimi i numrit te vendeve te punes ishte ne kompanite private qe punesuan 222 mije njerez. Vendet e reja u krijuan ne sektoret e sherbimit te kujdesit shendetesor dhe fabrika.

Shtimi i vendeve ne fabrika ka te ngjare te kete ardhur nga rritja e porosive ne janar per artikuj industriale. Kjo eshte rritja me e madhe e porosive qe nga viti 2006.

Kryetari i grupit te Keshilltareve Ekonomike te presidentit mirepriti permiresimin per tre muaj radhazi te nivelit te papunesise. Por ne nje njoftim per gazetaret Austan Goolsbee tha se ka ende pune te konsiderueshme per tu bere per te hapur miliona vende pune te humbura gjate recesionit.

Shifrat e fundit te qeverise tregojne se 13 presje 7 milione amerikane jane ende pa pune perfshire 30 mije vende qe u shkurtuan nga qeverite lokale dhe shteterore te cilat po luftojne deficitin buxhetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›