E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski Javes tjeter nis fushata zgjedhore ne Maqedoni

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-se Nikolla Gruevski prej javes se ardhshme paralajmeroi fillimin e karvanit parazgjedhor.

Ai kete e kumtoi ne fillimin e kongresit zgjedhor te partise se tij qe po zhvillohet ne Manastir.

Nga java e ardhshme do te startoje karvani parazgjedhor dhe cdo minister zevendesminister dhe funksionare te tjere do te degjojne popullin dhe do te kerkojne zgjidhje per problemet e tyre - ka theksuar kryeministri Gruevski duke pranuar se gjate qeverisjes se tij ka pasur edhe gabime.

Sipas tij VMRO-DPMNE po kerkon zgjedhje ndersa LSDM po lufton per te mos u zhvilluar ato.

Asnjehere ne historine politike ne Maqedoni partia ne pushtet nuk ka pasur perparesi te dyfishte perballe opozites. VMRO-DPMNE ka rreth kater vite e gjysme ne pushtet dhe ajo vazhdon te kete mbeshtetjen me te madhe - deklaroi Gruevski duke shtuar se ne rast se neser do te mbahen zgjedhjet e parakohshme sigurisht qe partia e tij sic tha ai do te kete fitoren e gjashte me radhe nga zgjedhjet e fundit.

Nikolla Gruevski do te konfirmoje neser per here te trete mandatin e tij te trete per lider te VMRO-DPMNE-se duke mos pasur asnje rival tjeter per postin e kreut te kesaj partie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›