E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet Policia Sekrete e Egjiptit

Njoftimet nga Egjipti thone se protestuesit kane marshuar ne zyrat e policise sekrete te Kajros dhe te qyteteve te tjera duke kerkuar qe organizata te shperbehet.

Gjate nates protestuesit kane sulmuar seline e Policise Sekrete ne Aleksandri duke detyruar ushtrine te pushtoje ndertesen ne menyre qe te evitoje pershkallezim te situates. Nje nga kerkesat kryesore te levizjes antiqeveritare ne Egjipt ishte shperberja e Policise Sekrete si institucion.

Me pare ministri i Brendshem i Egjiptit gjenerali Habib Al-Adly doli para gjykates i akuzuar per pastrim parash dhe abuzim te detyres akuza te cilat ai i mohon.

Me gjithe largimin e Presidentit Hosni Mubarak zerat e protestes jane shtuar. Objektivi kryesor ishte Kryeministri Ahmed Shafiq i cili u caktua nga Presidenti i larguar dhe qe thuhej se kishte lidhje me garden e vjeter qe i beri njerezit te dilnin ne rruge. Keshilli i Forcave Supreme qe ka drejtuar vendin beri te ditur ne faqe interneti se Kryeministri kishte dhene doreheqjen dhe i kishte kerkuar ish-ministrit te Transportit Essam Sharaf te krijonte qeverine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›