Kategoria Superiore, Gramozi- Besa 0-0

Gramozi e Besa ndanë nga një pikë në ndeshjen hapëse të javës së 6-të Kategorisë Superiore në barazimin e tyre pa gola.
Ndeshja pati dy tablo, në të parën u pa një impenjim më i madh i formacionit të Agim Canajt. Dos Santos, Hyseni e Olivira ishin pranë golit, ashtu si Xhafaj e Poçin për Besën.
Në fraksioni e dytë të lojës grupi verdhezi i Shpëtim Duros tregoi potencën e një ekipi me përvojë të gjatë në Superligë.
Lufta sportive ishte e fortë si në fushë, (sulmuesi i Besës, Cikalleshi, doli me barrelë), por në shkallët e stadiumit midis tifozëve.
Pika e marrë, mund të konsiderohet një gjysmësuksesi i Agim Canajt në debutimin e tij me skuadrën modeste kolonjare.
Gramozi regjistroi barazimin e tretë në gjashtë javë - gjashtë pikë në gjashtë ndeshje. Besa vazhdoi pathyeshmërinë e saj. Skuadra kavajase realizoi barazimin e dytë pa gola në gjashtë javët e para.
Besa përkohësisht mori kryesimin e Superligës, tashmë në kuotën e 14 pikëve, por me një ndeshje më shumë se Dinamo, që nga ana e saj luan të shtunën në Laç. Të pranishëm në stadiumin "Gramozi" ishin dhe dy presidentët, Mustfa Taçi i Gramozit dhe Nexhat Bizhdili i Besës