E Diel, 1 Nëntor 2026

Muça: Dinamo luan vetëm për fitoreDinamo në pesë ndeshjet e para nuk ka humbur asnjë takim

Publikoje ne:

Dinamo ka shansin e madh për të kryesuar e vetme Superligën, nëse klubi blu do të marrë pikë të plota nga transferta e vështirë me Laçin.

Besa u ndal në një barazim pa gola me Gramozin në Ersekë, duke bërë një gjysmëhapi fals në javën e 6-të, e duke i bërë indirekt një favor rivalëve të tyre më të fortë në këtë fillimedicioni.

Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça pas rifinuturës së mëngjesit, ku përcaktoi edhe formacionin që do të hedhë kundër laçjanëve, tha për mediat se ai personalisht nuk e motivon kurrë ekipin e tij drejt një barazimi.

“Unë në asnjë ndeshje nuk nisem me mendimin se duhet të kënaqem me barazimin. Dua trepikëshin nga kjo sfidë, edhe pse e konsideroj relativisht të vështirë. Nuk di të them për momentin se do të jem apo jo me Bakajn në fushë. Është mungesë e rëndësishme, aq më tepër që lojtari ishte në formë dhe kishte demonstruar në ndeshjet e fundit. Gjithsesi, Dinamo ka njëzet futbollistë dhe mund ta zëvendësojmë Bakajn”.”, - tha Muça, një trajner që ka dalë tre kampion me Tiranën në këtë rol.

Dinamo në pesë ndeshjet e para nuk ka humbur asnjë takim, 4 fitore e një barazim. Laçi në shtëpi nuk e njeh humbjen, për më tepër që laçjanët nuk janë një ekip i lehtë për tu mundur përballë publikut të zjarrtë. Së fundi, Laçi fitoi me Apoloninë 3-2.

Një fakt është interesant. Laçi ka sulmin e tretë më të mirë në kampionat: 7 gola, dy më pak se Dinamo e vendit të parë dhe 1 më shumë se Besa e vendit të dytë.

Në katër përballjet e fundit midis dy ekipeve, e që i përkasin sezonit 2004-2005, Dinamo i ka fituar të katër ndeshjet, dy në Tiranë (6-1, 4-0) dhe dy në Laç (3-0, 1-0).

KATEGORIA SUPERIORE
Java 6-të, ora 15:30

02.10.2009
Gramozi-Besa 0-0

03.10.2009
Skënderbeu-Apolonia
Tirana-Kastrioti
Laci-Dinamo
Shkumbini-Teuta

04.10.2009
Flamurtari-Vllaznia

RENDITJA, JAVA 5
1. Besa*        6    14
2. Dinamo         5      13
3.Skenderbeu        5     9
4.Apolonia         5     9
5.Teuta         5     9
6.Tirana         5     7
7.Gramozi*         6     6
8.Laci         5     5
9.Kastrioti         5     4
10.Shkumbini        5     4
11.Vllaznia         5     4
12.Flamurtari   5     3
* Një ndeshje më shumë

  E Premte, 02 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›