Presidenti i Kastriotit paralajmëron Presidentin Topi"Nuk nisemi për barazim në Tiranë, por duam pikë maksimale. Po nuk ia morrëm Tiranës, kujt do t’ia marrim”, - tha per mediat Djala

Publikoje ne:
“Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është tifozi numër 1 i Tiranës, por nga përballja me ne do të dalë nga stadiumi ‘Qemal Stafa’ kokulur”.
Kjo është deklarata e fortë e presidentit të Kastriotit, Artan Djala. Tirana e Kastrioti do të përballen në javën e 6-të të Superligës.
“E kemi motivuar skuadrën. Nuk nisemi për barazim në Tiranë, por duam pikë maksimale. Po nuk ia morrëm Tiranës, kujt do t’ia marrim”, - tha per mediat Djala, një ish-kapiten i Besëlidhjes në minfutboll.
Në fakt, Kastrioti i ka humbur të dyja ndeshjet jashtë shtëpisë. Kastrioti vjen ne Tirane pas barazimit 0-0 me Laçin në shtëpi.
Tirana i ka provuar të tria rezultatet e mundshme, ku ka vendosur një ekuilibër midis fitoreve, 2 dhe humbjeve, po 2.
Bardheblutë vijnë pas humbjes 2-0 me Apoloninë në Fier, dhe trajnerit Ilija Lonçareviç i duhet patjetër me krutanët, përndryshe pozitat e kroatit do të ishin në dyshim, edhe pse Tirana do të luajë në javën e 7-të kundër Dinamos
E Premte, 02 Tetor 2009