E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria Superiore Tirana per rekord Guinness

Bardheblute barazuan dje pa gola me Vllaznine. X-i ne Shkoder ishte i pesti rresht per Tiranen qe e mbyll nje takim me te njejtin rezultat 0-0

Tirana nuk zhgenjen asnjehere. Ekipi me i titulluar ne Shqiperi ne te mire apo ne te keq perben gjithmone lajm. Keshtu kesaj radhe bardheblute mund te futen ne historine e futbollit kombetar pasi pikerisht dje moren barazimin e peste radhazi pa gola ne nje ndeshje te vlefshme per Kategorine Superiore. Behet fjale per 90-minuteshin e luajtur ne Loro Borici kur si Vllaznia ashtu edhe Tirana nuk shenuan ndaj njera-tjetres duke i lene keshtu dore te lire Flamurtarit dhe Skenderbeut ne luften per titull kampion.

Rekordi negativ i Tiranes

Edhe pse ditet e fundit shkodranet kishin deklaruar se ishin rikthyer ne gare per titullin Vllaznia nuk shkoi me shume se nje barazim 0-0 me Tiranen duke mos mbajtur hapin e kryesuesve dhe duke mbetur 7 pike larg Flamurtarit kryesues qe ka nje ndeshje me pak. Shkodranet luajten dje mire dhe paten me shume raste per te zhbllokuar rezultatin por nuk ia kane rritur qe te marrin tri piket. Raste me flagrante kane qene ato te Shtubines ne pjesen e pare dhe te Sukajt e Nimanit ne fund te takimit. Kuqeblute goditen edhe shtyllen ne nje prej ketyre rasteve. Nderkohe Tirana regjistroi keshtu barazimin e peste radhazi nje rekord tejet negativ i bardhebluve. Ekipi kryeqytetas e mbyll fazen e dyte ne vendin e katert me 34 pike ndersa Vllaznia pozicionohet e treta me 39 pike.

Shkumbini ngjitet

Ne ndeshjen e luajtur ne Peqin ekipi i Daiut ia doli mbane te fitonte ne nje tjeter sfide mjaft emocionuese qe i ka pasur te gjitha brenda dhe qe u vendos nga dygolesh i Mustafait. Peqinasit kaluan ne avantazh te paret me Gerbovicin ne minuten e 30-te dhe u duke sikur shtruan menjehere rrugen e fitores. Por sfida eshte e mbushur me te papritura. Ne minuten e 41-te Bylisi shenoi por goli iu anulua per pozicion jashte loje. Pas vetem dy minutash dhe ballshiotet arriten te barazojne shifrat. Ishte Shoshi qe pas nje sllallomi ne zone mundi portierin Bejtja dhe shenoi gol. Gjithsesi peqinasit reaguan ne pjesen e dyte dhe pas shume kembenguljeve arriten te kalojne serish ne avantazh. Autori i golit ishte Gjyla ne minuten e 63-te. Nderkaq Shkumbini pesoi nje goditje ku sulmuesi Dervishi u ndeshkua me karton te kuq pas nje grindjeje me mbrojtesin Soza. Edhe pse me 10 lojtare vendasit nuk u terhoqen por u perpoqen qe te siguronin fitoren. Dhe ne minuten e 71-te ishte sulmuesi Mustafai ai qe qetesoi tifozerine duke shenuar golin e trete. Mirepo ballshiotet nuk u pajtuan me rezultatin dhe realizuan duke ngushtuar serish distancat me gol te realizuar nga Arbri. Kur u duk se ndeshja u hap erdhi edhe goditja perfundimtare e Shkumbinit me Mustafain qe shenoi golin e katert per vendasit ne minuten e 84-t per te vulosur perfundimisht rezultatin ne 4-2. Me kete fitore shkon ne 29 pike dhe ruan vendin e shtate kurse Bylisi mbetet i parafundit me 21 pike.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 22

Te premten

Dinamo-Skenderbeu 1-3

Allmuca 75 /Shkembi 2 p Soza 78 84

Besa-Laci 1-2

Djarmati 91 p/ Hysa 67 Selimi 89

Dje

Vllaznia-Tirana 0-0

Shkumbini-Bylis 4-2

Gerbovic 31 Gjyla 63 Mustafaj 73 84/ Shoshi 44 Arbri 74

Sot 1300

Flamurtari-Elbasani

Teuta-Kastrioti

RENDITJA

1 Flamurtari 21 46

2 Skenderbeu 22 45

3 Vllaznia 22 39

4 Tirana 22 34

5 Laci 22 31

6 Dinamo 22 30

7 Shkumbini 22 29

8 Kastrioti 21 25

9 Teuta 21 23

10 Besa 22 22

11 Bylis 22 21

12 Elbasani 21 12

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›