Leonardo Do te luftojme deri ne fund per titull

Sot Interi luan ne Marassi te Xhenoas ndaj Sampdorias. Zikaltrit kane vetem pese pike me pak se lideret e Serise A Milani
Ne takimin qe luajti me Bajernin ne San Siro takim i vlefshem per 1/8-at e Liges se Kampioneve ekipi i Interit jo vetem qe ka ulur shume shanset per tu kualifikuar humbi 1-0 por gjithashtu ka humbur edhe shume lojtare. Pas atij 90-minuteshi jane demtuar lehtesisht Tiago Mota dhe Kambaso qe me shume mundesi do ti mungojne per disa dite Leonardos. Tekniku zikalter ne konferencen per shtyp qe mbajti dje dha disa detaje per rikuperimin e dy mesfushoreve. Sa i perket Kambiasos me duhet te them se do te duhet pak kohe qe te rikuperohet nderkohe qe Tiago Mota Ivan Kordoba dhe Andrea Ranokia kane pesuar demtime me te lehta keshtu them se mund te rikuperohen me shpejt - pohoi Leonardo. Me tej numri nje i bankines zikalter duke edhe numrin e larte te demtuarve u ndal gjate ne kete ceshtje. Ju kujtoj se po flasim per nje ceshtje shume te gjate. Per nje ceshtje shume komplekse qe une nuk dua te filloj te nxjerr kush ka te drejte dhe kush ka gabim. Tani mund te them vetem se kete sezon kane ndodhur shume gjera. Ky sezon ka qene mjaft i trazuar po ne te njejtat situata kane kaluar edhe ekipet e tjera. Mendoj se kur ekip ka ne dispozicion te tere lojtaret per tere vitin atehere ai ekip mund te arrije objektivat nderkohe qe nese nje ekipi i dalin shume probleme atehere drejtuesit mundohen qe ti sistemojne ato ne menyren me te mire. Une tani nuk dua te flas per te shkuaren por mendoj se gjithcka se cpo na ndodh tani eshte pasoja e shume gjerave. Tani mund tju them dicka me shume siguri Qekur kam ardhur une me 29 dhjetor nga lojtaret eshte kerkuar shume. Nuk e di nese ka lidhje me pergatitjen por e di me siguri se sforcoja e kerkuar prej futbollisteve eshte shume e madhe.
Jo rinisje vazhdimesi
Pervec problemeve fizike ekipit te Interit do ti duhet qe te merret edhe me moralin e ulet. Humbja me Bajernin ka ulur shume moralin tek lojtaret pasi ishte nje humbje e minutes se fundit ne nje ndeshje shume te rendesishme Ndeshja me Bajernin u vendos nga nje detaj nga ana teknike une nuk mund te qortoj per asgje skuadren. Si ne takimin me Bajernin edhe ne ndeshjen me Juventusin mendoj se jane perballur dy skuadra qe kane luajtur mire dhe me pas vetem nje top qe kaloi vijen fatale ka bere diferencen. Gjithsesi sa i perket sfides me gjermanet ju them se gjithcka eshte ende e hapur. Pasi foli per dy takimet me te rendesishme te muajit shkurt tekniku i Interit ktheu faqe dhe filloi qe te fliste per takimin e radhes ate me Sampdorian. Nuk duhet te rinisemi ne duhet te vazhdojme. lsquoMarassi eshte nje fushe shume e veshtire terreni nuk eshte nga me te miret. Ne do te luajme perballe nje skuadre qe ka lojtare te mire edhe pse do tu mungojne elemente si Kasano dhe Pacini. Ky i fundit eshte integruar mjaft mire tek ekipi yne. Per te neser sot do te jete nje ndeshje shume e cuditshme pasi do te luaje ndaj skuadres qe deri pak jave me pare i perkiste. Them se tifozet do ta fishkellejne .Mendoj se kur futbolli jetohet me te tilla emocione eshte shume e veshtire qe te parashikosh cdo te ndodhe.
Marsi vendimtar
3-4 ndeshjet e ardhshme do te jene vendimtare per fatin e te gjithe ketij sezoni dhe njekohesisht do te japin pergjigje te rendesishme. Shkurti dhe marsi percaktojne gjithmone se kush do te jete ne gjendje te luftoje deri ne fund ne kampionat.
Sfida e kreut
Ndeshja Milan-Napoli do te jete midis vendit te pare dhe te dyte. Nje barazim mund te na interesoje por eshte e qarte qe edhe nese Milani do te humbe perseri nuk do te jete nje rezultat percaktues.
Kriza e ekipeve italiane
Ne fund te konferences per shtyp Leonardo dha mendimin e tij per krizen qe po kalojne ekipet italiane ne Ligen e Kampioneve. Une mendoj se qe te tri skuadrat italiane do te mund te kalojne turin. Tani besoj se po flasim shume per krizen e futbollit italian. Duke pare ndeshjet e para si Milani ashtu edhe Interi mund ti fitonin takimet respektive. Nderkohe qe sa i perket Romes mund te gjej shkakun e asaj humbjeje vetem tek momenti jo i mire qe po kalon presidenca e atij klubi - perfundoi Leonardo.
RomaMontela kerkon mbeshtetjen e tifozeve
Ndeshja qe do te zhvillohet sot midis Romes dhe Parmes do te jete e vecante per kapitenin e kryeqytetasve Francesko Toti i cili do te luaje ndeshjen e tij te 600-te me fanellen e verdhekuqve.
Nderkohe trajneri i ri i verdhekuqve Vincenco Montela u kerkoi mbeshtetjen tifozeve ne keto momente te veshtira. U kerkoj njerezve nje mbeshtetje te vecante neser. Nje sukses ndaj Parmes do te na rikthente ne rrugen e duhur. E di qe ata jane te pakenaqur nga rezultatet e fundit por nuk eshte ky momenti per te braktisur skuadren. Eumlshte e rendesishme qe futbollistet te ndiejne mbeshtetjen e plote te tifozeve per te kuptuar se sa e rendesishme eshte per ta fitorja.