E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga frenon Borusia Bajerni hakmerret ndaj djajve

Skuadra e Klepit barazoi me Shtutgartin ne shtepi 1-1. Bajerni ne Mynih mundi Kajzerslauternin 5-1

Ne javen e 19-te te Bundesliges gjermane nuk munguan surprizat. Borusia e Dortmundit barazoi ne shtepi me skuadren e Shtutgartit qe ndodhet ne vendin e parafundit. Perpos kanarinave nje ndalese te paparashikuar ka bere edhe skuadra e Hanoverit u munden ne shtepi perballe Shalkes dhe Maincit qe ra ne Volfsburg. Keshtu kete moment jo te mire te tri ekipeve te para te Bundesliges e shfrytezoi mjaft mire Bajerni i Mynihut. Ne Allianz Arena skuadra e Van Galit jo vetem qe u hakmor ndaj Kajzerslauternit ne takimin e pare munden bavarezet 2-0 por edhe arriten qe te merrnin vendin e trete.

Borusia nuk mbyll hesapet

Ne Westfalenstadion Borusia e Klepit filloi takimin ne menyren me te mire. Kanarinat kishin shume shanse per te shenuar edhe pse iu gezuan golit vetem ne minuten e 43-te. Gjithcka e nisi qendermbrojtesi Humels. Talenti bavarez vertikalizoi per tek Sahin qe me pas ia kaloi sferen Groshkrojcit qe gjeti te lire ne zone 18-vjecarin Mario Getze. Ky i fundit u tregua mjaft i zoti pasi kontrolloi sferen dhe shigjetoi portierin e Shtutgartit Ulrish. Ky i fundit me kete gol te pesuar nuk eshte se deshperoi dje te tijte pasi nese skuadra e Labadias mori nje pike ne Dortmund ishte merite e mbrojtesit ekstrem te Shtutgartit. Ulrish qe ne minuten e 22-te i kishte mohuar golin Shmelcerit dhe me pas ne pjesen e dyte beri te njejten gje me Barriosin dhe Sahinin. Me pas ne minutat e fundit Borusia provoi ligjin e pashkruar te futbollit. Keshtu pas shume rasteve qe humben ata u ndeshkuan nga Shtutgarti ne minuten e 83-te. Ishte pikerisht sulmuesi rus i jugoreve Pogrebniak ai qe dhunoi porten e Vaidenfelerit. Ish-sulmuesi i Zenitit pasi mori nje pas te arte te dhene me take nga ana e Kuzmanovicit i dha nje pike te vlefshme Shtutgartit qe ndodhet ne vendin e parafundit ne klasifikim me keq se ta ka bere vetem Borusia e Mynshengladbahut.

Bien dhe Hanoveri e Mainci

Kjo ndalese e paparashikuar e Borusias sikur u hapi rrugen edhe disa te tjerave. Keshtu dje nuk mori tri piket as skuadra e dyte dhe e trete. Ekipi i Hanoverit u mund ne shtepi nga Shalke 04. Ne kete takim ekipi i Magatit triumfoi fale nje goli te Raulit. Nga ana tjeter humbje pesoi edhe Mainci. Perralla e bukur e djemve te Tyshelit duket se ka perfunduar. Dje Holtbi me shoke u munden nga Volfsburgu. Golin e takimit e realizoi qendermbrojtesi i ujqerve Simon Kjaer.

Bajerni hakmerret ndaj djajve nga Lauterni

Diten e djeshme duket se fitoi vetem Bajerni. Skuadra e Luis van Galit qe ka deklaruar se tashme se objektivi i vetem eshte vendi i dyte qe do ti siguronte kualifikim ne Ligen e Kampioneve jo vetem qe mori tri piket perballe Kajzerslauternit por edhe arriti qe te hipte ne vendin e trete si dhe te shkurtonte me dy pike diferencen qe kishin me lideret e kampionatit Borusia e Dortmundit. ne Allianz Arena te pranishmit ishin te pranishem ne nje festival te vertete golash. Te parin ekipi i Bajernit e shenoi me ane te Robenit ne minuten e 45-te ndersa me fillim e fraksionit te dyte te takimit Supermario Gomez realizoi nje triplete ne minutat 46 80 85. Me pas kete seri golash e mbylli talenti gjerman Tomas Myler qe mposhti per here te peste Sipelin ne minuten e 90-te. Per miqte e drejtuar nga Mario Kruz rrjeten e nderit e shenoi Moravek ne te 62-n minute.

Rezultatet

Te premten

Hamburg 1 ndash 0 Eintraht F.

Dje

Bajern M. 5 ndash 1 Klautern

Borusia D. 1 ndash 1 Shtutgart

Fraiburg 1 ndash 1 Nuremberg

Hanover 0 ndash 1 Shalke

Mainc 0 ndash 1 Volfsburg

Keln 2 ndash 0 Verder Bremen

Sot

1530 B. Mgladbah ndash Bajer L.

1730 Hofenhaim ndash St. Pauli

Renditja Nd. Pike

1. Dortmund 19 47

2. Hanover 19 34

3. FC Bajern 19 33

4. Mainc 05 19 33

5. Bajer L. 18 33

6. Hamburg 19 30

7. Frajburg 19 30

8. Eintraht 19 26

9. Hofenhaim 18 25

10. Shalke 04 19 25

11. Volfsburg 19 23

12. Nurenberg 19 23

13. Klautern 19 22

14. Verder B. 18 22

15. Keln 19 19

16. St. Pauli 18 18

17. Shtutgart 19 16

18. Mgladbah 18 13

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›