E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Dinamo – Kastrioti 2-0Heroi i takimit në një “Qemal Stafa” tërësisht të boshatisur ishte 22-vjeçari Elis Bakaj

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Dinamo fitoi 2-0 me Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore, duke i bërë një rinisje me hap trepikësh fazës së dytë dhe u rishfaqur si pretedenti absolut për fitimin e Kampionatit të 71-të Kombëtar të futbollit, e që do të përkonte me 60-vjetorin e themelimit të klubit blu.

Heroi i takimit në një “Qemal Stafa” tërësisht të boshatisur ishte 22-vjeçari Elis Bakaj. Mesfushori i avancuar i Kombëtares realizoi të dy golat e bluve në fitoren e dytë sezonale me Kastriotin në minutat 13 dhe 32.

Ish-lojtari i Partizanit, i blerë nga Dinamo në shumën e 100 mijë eurove gjatë merkatos dimërore të sezonit të kaluar, u ngjit në kuotën e 8 golave këtë sezon, dy më shumë se shoku i tij i ekipit, Fatjon Sefa (6 gola).

Dinamo, e vetmja skuadër pa humbje në 12 javët e parë dhe me pikë të plota në shtëpi (6 ndeshje, 6 fitore), u ngjit në kuotën e 32 pikëve, duke krijuar një diferencë prej 12 pikësh nga Besa e vendit të dytë.

Kavajasit kanë një ndeshje më pak, teksa formacioni verdhezi do të përballet të dielën me Vllazninë e etur për pikë e revansh në “Loro Boriçi”.

Dinamo regjistroi fitoren e 9-të në 17 ndeshje historike me Kastriotin (7 fitore, 1 barazim). Kastrioti nga ana e tij pësoi humbjen e parë pas gjashtë ndeshjesh pozitive, duke pësuar edhe humbjen e tretë në gjashtë ndeshje në transfertë.

Në javën e 13-të, Dinamo do të përballet në kryeqytet me Flamurtarin, një skuadër me të cilën ka fituar në fazën e parë në Vlorë me rezultatin e thellë 3-0.

Kastrioti do të presë në shtëpi Teutën e Durrësit, ndaj së cilës humbi në fazën e parë në “Niko Dovana” me rezultatin 2-1.
 

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12

28.11.2009

14:00 Laçi-Skënderbeu        0-0

14:00 Shkumbini-Gramozi    1-1
Shënues: Dervishi 88’/ Sadiku 11’

14:00 Dinamo-Kastrioti    2-0
Shënues: Bakaj 13’, Bakaj 32’

29.11.2009
13:00 Vllaznia-Besa
14:00 Teuta-Apolonia

30.11.2009
13:00 Flamurtari-Tirana

RENDITJA

1    Dinamo    12    32
2    Besa        11    19
3    Apolonia    11    17
4    Tirana    11    17
5    Teuta        11    16
6    Kastrioti    12    16
7    Shkumbini    12    15
8    Laçi        12    13
9    Skënderbeu    12    12
10    Vllaznia    11    11
11    Gramozi    12    11
12    Flamurtari    11    10

Numri i klikimeve - 6624
  E Shtune, 28 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›