Kategoria e Parë, Sopoti – Lushnja 0-3Kjo ishte fitorja e katërt në transfertë në gjashtë ndeshje te Lushnjes

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Lushnja bëri detyrën në Librazhd, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Sopotit vendas.
DOMINIM TOTAL
Dy gola në pesë minutat e fundit të pjesës së parë, 41 dhe 45, të realizuar nga Alban Bizhyti konfirmuan qartë dominimin e ish-skuadrës së ardhur nga Kategoria Superiore. Erlind Koreshi me golin e tij të tretë për Lushnjën në minutën e 75-të i konfirmoi vendin e tretë formacionit të Artan Banos, në fitoren e katërt në transfertë në gjashtë ndeshje. Lushnja i ka fituar te pese takimet historike te zhvilluara me Sopotin, golaverazhi 10-1.
Numri i klikimeve - 2805
E Shtune, 05 Dhjetor 2009