Kategoria e Parë, Elbasani sfidon Burrelin me mendjen te… Bylis

Kategoria e Parë mbyll sot javën e 7-të me dy takimet e fundit. Të dy duelet janë mjaft interesante.
Në orën 14:00 Elbasani pret në “Demrozi Stadium” skuadrën e Burrelit. “Vendasit” duan vetëm tri pikët për të mos humbur kontaktin me Bylisin. Ndërkohë miqtë synojnë t’i largohen sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit.
Po në të njëjtin orar do të luhet edhe përballja mes Kastriotit dhe Korabit në Fushë – Krujë. Vendasit vijnë pas humbjes me Bylisin në javën e kaluar dhe sot synojnë rikthimin te fitorja edhe për zonën “Play-Off”. Ndërkohë nga krahu tjetër miqtë i ka motivuar fitorja me Elbasanin dhe ndaj Kastriotit tentojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i ndihmonte të ngjiten në zonën “Play-Off”.