Kategoria e Pare, KS Elbasani - KF Partizani 3-2Partizani e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pasi Luan Pinari u ndëshkua me të kuqe në pjesën e parë.

Rrjetet sociale:
KS Elbasani doli fitimtar në supersfidën me KF Partizani (3-2) në “Ruzhdi Bizhuta”, duke përmbysur dy herë dizavantazhin me të kuqtë. Heroi absolut i ndeshjes ishte Renato Hyshmeri, autor i një triplete fantastike. KF Partizani kaloi në avantazh me Klodian Asllanin në minutën e 5-të. Hyshmeri barazoi në të 11’. Andrelis Pashaj i çoi shifrat në 2-1, por sërish Hyshmeri vendosi ekuilibrat në 2-2 në të 33’. Pesë minuta më pas, heroi Hyshmeri realizoi tripletën e tij historike. Partizani e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pasi Luan Pinari u ndëshkua me të kuqe në pjesën e parë.
Java 10, 07.11.2009
Kamza - Bilishti 1-0
Lushnja - Gramshi 3-0
Elbasani - Partizani 3-2
Memaliaj - Burreli 0-0
Besëlidhja - Luftetari 3-1
Ada - Sopoti 5-1
Turbina - Bylis 0-1
Të hënën, 9 nëntor
Pogradeci - Skrapari
Numri i klikimeve - 2324
E Shtune, 07 Nentor 2009