E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona kërkon Rooneyn

Barcelona është e gatshme për ta bërë Wayne Rooneyn futbollistin më të shtrenjtë në botë. Sipas revistës angleze News of the World, kampioni i Evropës planifikon që gjatë verës të ofroj 85 milionë funta për sulmuesin e Manchester United.

Gjiganti katalan ka identifikuar 24 vjeqarin si yll të Kampionatit botëror 2010 dhe synojnë të rrëzojnë transferimin e rivalit Real Madrid që bleu Cristiano Ronaldon gjatë verës së shkuar.

Barcelona kërkon një sulmues për sezonin e ri kur pritet largimi i veteranit francez, Thierry Henry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›