E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dossena paralajmëron largim

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrea Dossena ka bërë të ditur se do të kërkoj të largohet nga Anfield në janar për tu kthyer në Itali. Dossena bëri vetëm dy paraqitje për Liverpoolin këtë sezon.

Ai është i brengosur që mungesa e paraqitjeve të vazhdueshme do ti pamundësoj të ftohet në Kombëtaren e Italisë për Kampionatin botëror 2010 dhe planifikon të kthehet në vendlindje.

E di se Napoli, Juventus dhe Milan janë të interesuar për mua. Jam i brengosur se do të mungoj në Botëror deklaroi Dossena.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›