Kategoria e Parë, Elbasani – Gramshi 3-0

www.albania-sport.com - Elbasani vuajti pjesën e parë ndaj Gramshit, por në të dytën shkarkoi gjithë “inatin” e mbledhur, duke fituar 3-0 ndaj Gramshit, duke mbajtur edhe në përfundim të javës së 24-t të Kategorisë së Parë vendin e dytë përpara supersfidës me Partizanin në kryeqytet.
Jasmin Raboshta shënoi në minutën e 66-të golin e parë, ndërkohë që Erjon Merxha dyfishoi shifrat në mintuë e 87-të. Roland Dervishi likuidoi Gramshin në minutën e 91-të, duke sigluar fitoren e 15-të në këtë sezon. Për Gramshin bëhet fjalë për humbjen e 12-të në 24 javë.
Elbasani-Gramshi 3-0
66’ Raboshta, 87’ Merxha, 91’ R.Dervishi
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 03 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili