E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, Kamza-Burreli 2-0

www.albania-sport.com - Kamza i mban ende gjallë shpresat për një vend në zonën e plej ofit, pas fitores 2-0 me Burrelin në stadiumin e saj. Edlir Tetova shënoi një gol të shpejtë në minutën e 5-të për formacionin e Perlat Mustës, dhe pas një loje tërësisht të kontrolluar nga ekipi kryeqytetas, Klevis Dalipi dyfishoi shifrat në minutën e 42-të, duke vulosur përfundimisht rezultatin e takimit. Kamza ndodhet në vendin e pestë me 44 pikë, një më pak se Partizani i vendit të katërt (45).

Kamza-Burreli 2-0
5’ Tetova, 43’ K.Dalipi


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 03 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›