E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea fiton 2-1 me Manchester United

www.albania-sport.com- Chelsea rrëzoi Manchester United nga kryesimi i Premier League pas fitores 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, duke fituar për herë të parë pas pesë vjetësh në “Old Trafford” përpara më shumë se 72 mijë shikuesve.

Joe Cole i dha avantazhin Chelsea pas një goditje të lehtë pas 20 minutash lojë dhe Didier Drogba shënoi golin e dytë në minutën e 79-të vetëm dhjetë minuta pasi kishte zëvendësuar Nicolas Anelka.

Zëvendësuesi i United, Federico Macheda, shënoi dy minuta më pas, por goli shërbeu vetëm sa për statitikë, pasi tani Chelsea është dy pikë më shumë se Manchester United në garën për titull.

Pas 33 javësh, Chelsea kryeson me 74 pikë, ndërsa Manchester United është ndalur në 72 pikë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 03 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›