Kategoria e Pare, fitojne vendasit
Ne dy ndeshjet e prapambetura te Kategorise se Pare fitojne ekipet vendase. Sopoti i Librazhdit ka triumfuar ne shtepi, perballe Turbines se Cerrikut, me rezultatin minimal 1-0. Nje gol ka mjaftuar per Sopotin qe te arrije nje trepikesh te vlefshem per t'iu larguar zones se ftohte. Edhe Bilisht Sporti ka mundur Skraparin ne shtepi, me rezultat te paster, 2-0. Sopoti dhe Bilisht Sport me fitoret e fundit kane hedhur nga nje hap para, per te qendruar ne Kategorine e me te mireve. Nje dite me pare ne Kategorite te e Pare u luajten ndeshjet e tjera, ku ra ne sy humbja e thelle 4-1, e Skenderbeut. Megjithate, edhe pas javes se tete, Kategorine e pare e kryeson Skenderbeu me 17 pike.