E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nata e Lisbones" dhe ditet e veshtira te Partizanit

Tw kuqtw, nga koha kur perballeshin me gjigantwt e Evropws dhe pozitat e veshtira tw sezonit aktual

Portieri legjendar i Partizanit, Perlat Musta e kujton naten e Lisbones, si te "erret" per te dhe per ekipin me te cilin ka luajtur 16 vjet. Trajneri i Benfikes ne vitin 1987 kur Partizani u ndesh ne turin e pare te Kupes UEFA ishte Sven Goran Erikson. "Me kujtohet kur na thane se do te luanim ndaj Benfikes ne Kupen UEFA dhe u gezuan te gjithe. Benfika ishte nje ekip i madh i historise se futbollit evropian, - kujton Musta, - Udhetimi per ne Portugali pati peripeci. Pritem kater ore ne aeroportin e Lisbones, si asnjehere tjeter, ne ndeshjen e kaluara. Nderruam edhe hotelin para ndeshjes. Me ne fund erdhi ora dhe dolem ne fushe, ne nje stadium plot, me 70 mije tifoze qe perkrahnin Benfiken." Partizani zhvillon nje pjese te pare historike. Barazim dhe ne minuten e fundit vjen nje autogol i Frasherit. "Ishte pa eksperience," - thote Musta.- "Po luanin shuam mire. Nuk u demoralizuam. Madje edhe tifozet e Benfikes po na perkrahnin.

Konflikti

Perlat Musta, pas nje dyluftimi me nje sulmues te Benfikes rrezohet ne toke dhe gjyqtari suedez jep faull per Partizanin. Papritur nxjerr karton te verdhe per Musten. I habitur, kapiteni i Partizanit ne ate kohe, i kerkon llogari per kartonin dhe kryen nje veprim qe do t'i kushtonte shtrenjte ekipit dhe vete lojtarit. 'I thashe me shenje nese je i paguar"- dhe ai me nxori menjehere me karton te kuq. Ishte minuta e 60-te e ndeshjes. Partizani kishte bere nderrimet dhe trajneri ne ate kohe, Neptun Bajko i ben me shenje Genc Tomorrit (mesfushor) te futet ne porte. "E mbrojten edhe 15 minuta rezultatin, me 10 lojtare dhe me portier emergjence. Pastaj Benfika shenoi tre gola te tjere ne minutat e fundit, kur ekipit tone i dolen me karton te kuq edhe Lame e Ocelli," - shprehet Musta. E mbyllem ndeshjen me tete lojtare. E rralle. Partizani nuk plotesoi as formularin e ndeshjes, pasi ishim vone dhe duhet te ktheheshin ne mengjes me avionin e linjes. Gjyqtari dhe Benfika plotesojne ne menyre te njeanshme formularin e ndeshjes.

Masat

Portieri legjendar i Partizanit, Perlat Musta, pas kthimit ne Shqiperi do te perjetonte ditet me te veshtira ne karriere. UEFA me nje vendim te mevonshem i jep Benfikes ne tavoline fitoren 3-0 per ndeshjen e kthimit dhe vendos masa te renda karshi ekipit tone, duke e perjashtuar pese vjet Partizanin nga arena nderkombetare. Federata Shqiptare e Futbolli denohet me 25 mije franga ne ate kohe. Perlat Musta behet pergjegjes per ngjarjen dhe largohet nje vit nga futbolli. Nje vit stervitje, pa te drejte rroge. Kthehet dhe mbron ngjyrat e tw njejtin ekip edhe per disa sezone te tjera.

Partizanit, sot braktisur nga ata qe bene epoke

Partizani mundet 2-0 ne "Qemal Stafa" nga Shkumbini dhe mbetet ne vend te fundit si asnjehere ne historine e tij, 60 vjecare. Edhe 10 vjet me pare ra ne nje kategori me poshte, ekipi ndodhej i parafundit. Gjithsesi, te kuqte jane braktisur nga te gjithe. Emra te medhenj qe kane shkruar historine, qe kane lene mbresa ne arenen nderkombetare, me jehone, nuk jane me prane ekipit. Edhe braktisja e tifozeve ka qene ne mase. Ne stadiumet tona ka pasur shume pak tifoze qe perkrahin ekipet e tyre. Sot Perlat Musta nuk eshte trajner ne asnje ekip. Nuk ka deshire te shohe nga afer nivelin e kampionatit tone dhe eshte larguar nga spektakli qe afron futbollin ne ditet e sotme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›