E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, java e 26-të premton sfida emocionuese

Ditën e shtunë, duke filluar nga ora 15:00 do të luhen të gjitha takimet për javën e 26-të të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe 5 takime nga përfundimi i sezonit, askush nuk e di fatin e titullit, apo kush do të qëndojë në kategorinë e parë. Bylis kryesues do të luajë në transfertë ndaj Maliqit, ndonëse në letër duket një ndeshje e lehtë, nuk pritet kështu, Maliqi në vendin e parafundit ka nevojë për pikë.

Në krahun tjetër, Erzeni do të presë Butrintin, ndërsa Korabi me ndryshime në stafin teknik, do të luajë ndaj Vorës në Pezë Helmës. Për tu përmendur është edhe përballja mes Tërbunit dhe Besëlidhjes, dy skuadrat po luftojnë fort për të arritur 6 vendet e para, në mundësinë për të arritur play-off-in.

Java e 26-të

Apolonia-Pogradeci

Tomori-Besa

Vora-Korabi

Erzeni-Butrinti

Maliqi Bylisi

Lushnja-Burreli

Shkumbini-Turbina

Tërbuni-Besëlidhja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›