E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kategoria e Parë në RTSH/ Lushnja frenon Skënderbeun, Koreshi “anulon” supergolin e Ukiçit

Ndeshja mes Lushnjes dhe Skënderbeut, e cila erdhi për publikun shqiptar nëpërmjet RTSH 2, nuk pati fitues pasi supergolit të shënuar nga Ukiçi në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Koreshi në të dytën.

Ndeshja në “Roza Haxhiu” nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët shënuan gol që në minutën e tetë falë një “perle” të Ukiçit, i cili ndëshkoi Haremin nga distanca. Miqtë nga Korça kishin edhe disa raste të tjera për të shënuar, por nuk u treguan të skatë duke lënë në lojë vendasit.

Në pjesën e dytë të besuarit e Erion Xhafës shfrytëzuan gabimet e Skënderbeut në sulm duke i marrë një pikë korçarëve pasi Koreshi gjeti golin e barazimit pas zhvillimit të një goditjeje standarde. Me këtë barazim Lushnja siguron edhe pikën e dytë në po kaq javë të Kategorisë Superiore ndërsa Skënderbeu kthehet në Korçë me bindjen se do të luftojë deri në fund për një vend në Superiore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›