E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e parë, java e 26-të, Lushnja kampione, Partizani hap falz në shtëpi

Partizani edhe pse tashmë është një hapë pranë kalimit në Superligën Shqiptare, ka bërë një hap fals në javën e 26 të kategorisë së parë. Demat e kuq nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Selman Stermasi” përballë skuadrës së Himarës e cila lufton për mbijetesë.

Pjesa e parë e këtij takimi ka dhuruar mjaftë emocione edhe pse lojtarët e të dyja skuadrave janë treguar të pasaktë në finalizimin e aksioneve.

Me fillimin e pjesës së dytë, janë miqtë nga Himara që gjejnë golin e avantazhit me anë të Dhramit, i cili vështirsoi shumë punën e vendasve për të marrë tre pikët e radhës. Pas disa tentativash radhazi duhej të vinte minuta e 86-të që Malo të evitonte humbjen e skuadrës, duke shënuar golin e barazimit dhe duke rikthyer gjithçka në barazpeshë. Ndeshja mbyllet në barazim 1-1 ndërsa pika e marrë në shtëpi, e lë ende të hapur betejën për vendin e dytë, edhe pse Partizani  e sheh veten 9 pikë para Pogradecit të vendit të tretë.

Kategoria e parë ka shënuar këtë fudjavë një moment të veçantë pasi Lushnja me fitoren ndaj Gramshit ka siguruar automatikisht kalimin në eliten e futbollit shqiptar.

Në përballjet e kësaj fundjave janë shënuar këto rezultate:

Besëlidhja -Burreli    1-0

Tërbuni – Dinamo    1-1

Elbasani – Iliria      3-1

Burinti – Pogradeci    4-3

Kamza – Naftëtari     2-1

Ada – Mamurrasi    3-2

Lushnja – Gramshi    2-0

Partizani – Himara    1-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›